Nxënësit kërkojnë më shumë llogaridhënie nga komuna e Bujanocit dhe Preshevës (video)
Nxënësit e shkollave të mesme të Bujanocit dhe Preshevës janë shprehur se kanë pak informacione rreth vendimeve, shpenzimeve të funksionarëve institucional lokal dhe transparencës komunale në përgjithësi.Leotrim Veseli, nxënës i shkollës së mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc mendon se komuna nuk është transparente sepse një qytetarë duhet të pyes për atë çka dëshiron të dijë e nuk bëhen publike për të gjithë qytetarët.
“ Natyrisht që duhet të publikohen shpenzimet e të gjithë punonjësve sepse ato përfitime i kanë prej taksave të qytetarëve dhe duhet të dihet se ku shpenzohet paraja e tyre”, theksoi mes tjerash Veseli.
Mirzade Ramadani nxënëse kësaj shkolle mendon gjithashtu se komuna e Bujanocit nuk është aq transparente dhe duhet të publikohen të gjitha shpenzimet që i bëjnë.
Sipas Shkelqim Ademit nxënës po të në të njëjtë shkollë në Bujanoc thotë se nuk është e nevojshme të publikohen shpenzimet e kryetarit por vetëm të organizatave dhe të mos shpenzohen mjetet në darka apo mënyra tjera jot ë drejta.
Nxënësit e shkollës së mesme dhe gjimnazit në Preshevë kanë vlerësuar se komuna e tyre është në nivel të ulët të transparencës dhe publikimit të shpenzimeve të tyre.
Elma Fazliu nxënëse në drejtimin e mjekësisë tha pwr Titulli.com se transparenca në Preshevë ende nuk ka arritur në nivel por gjithashtu edhe shpenzimet e tyre duhet të publikohen sepse si qytetar kanë të drejtë të dijnë ku shpenzohen parat të cilat i ndanë edhe Serbia.
Ngjashëm mendon edhe Diellza Veseli e cila tha se komuna e Preshevës nuk ka shumë transparencë por është duke e u përmirësuar dhe sa i përket shpenzimeve ato duhet të publikohen sepse jemi në një shtet demokratik ku populli zgjedh kryetarin dhe ka të drejt ti di shpenzimet e tij.
“Nuk është arritur ende niveli i transparencës që duhet të jetë dhe se ne kemi të drejt të dimë se ku shpenzohet buxheti apo parat të cilat ndahen për qytetarët dhe organizatat e ndryshme”u shpreh nxënësja Entela Aliu.
Një nxënës tjetër i gjimnazit në Preshevë vlerëson se transparenca e rrit besimin qeverisjes lokale.
“Komuna e Preshevës ka transparencë por ende nuk ka arritur nivelin e duhur dhe se shpenzimet e kryetarit duhet të tregohen ngase rritet edhe besimi në institucionet komunale nga ana e qytetarëve”, deklaroi për titulli.com, Taulant Rexhepi nga gjimnazi “Skenderbeu” në Preshevë.
Sumeja Iseni, nxënëse e shkollës teknike në Preshevë mendon se komuna e Preshevës është mjaft transparente por ende se ka arritur nivelin e duhur dhe se është e domosdoshme të dinë si qytetar se çka ndodh brenda komunës e sidomos buxhetit.
Pavarësisht nivelit të transparencës komunale në komunat Bujanoc dhe Presheve nxënësit kërkojmë më shumë përgjegjësi nga udhëheqësit komunal sepse në këtë mënyrë edhe mundë të ndikohet në menaxhimin më të mirë të parasë publike dhe përmirësimit të gjendjes së përgjithshme./Titulli.com/