Nuset shqiptare shpëtojnë Bugjevën në Serbi! (foto)
Në një fshat të largët në Peshterë për dy dekada rresht nuk kishte dasma si dhe as vaj fëmijësh, më pas...Erdhën shtatë nuse të cilat burrave të pamartuar i dhuruan (për momentin) njëzet vogëlush të shëndetshëm.
Deri para tetë viteve nga fshati Bugjevë, në komunë të Sjenicës, banorët lëshonin vendin. Disa për dimrat e ftohtë dhe kushtet e rënda për jetë, mirëpo më së shumti për shkak të pamundësisë së martesave të djemve të këtushëm.
Dy dekada në këtë pjesë të Peshterit nuk kishte dasmë, e as vaj fëmijësh. Shkolla ishte e zbrazët dhe e mbushur vetëm me barë, derisa banorët e mbetur jetonin dita ditës, pa shpresë dhe perspektivë.
Dhe kur shumica mendonin se Bugjeva, e njohur për fermerë të mirë, shumë shpejtë do të fshihej “nga regjistri i të gjallëve”, në fshat, sikurse Zoti ta dërgonte, nga Shkodra e Shqipërisë vjen shqiptarja Vera, e cila u martua për beqarin në moshë Rade Matoviq. Asaj nuk i pengonin vitet e Rades e as vjehrri e vjehrra, tufa e madhe e bagëtive, shtëpia modeste, e as jeta e vështirë në fshat, në të kundërt...
“Pashë që kishte se nga se jetohej, se Peshteri ishte vend i pasur me njerëz të mirë, këtu vetëm se duhet punë dhe harmoni dhe tjerat shpejt do të vijnë në vend të vet. Dhe erdhën. Vetëm një vit më pas lindi Milloshi (7) ndërsa u pasuruam edhe më djalin e dytë, sot pesëvjeçarin Marko...Jemi të lumtur në Peshterë”, thotë Vera Matoviq, raporton “Veçernje Novosti”.
Në ndërkohë u martua edhe vëllau më i ri i Rades, Radibori. Edhe ai solli shqiptaren, Violetën nga Shkodra me të cilën ka tre fëmijë, binjakët pesëvjeçar Bojanin dhe Bojanën dhe dyvjeçarin Stojanin.
“Shtëpinë e kemi plot fëmijë, ndërsa mendonim se kurrë nuk do të martoheshim dhe se do të shuhej vendlindja jonë. Është e mundur që tani të jemi edhe më shumë”, nënvizon Radibor Matoviq dhe thekson se Vera dhe Violeta janë amvise të shkëlqyeshme dhe nëna shumë të mira dhe se kanë shpëtuar familjen e tyre, transmeton portali informativ Titulli.
Në Bugjevë deri më tani kanë ardhur shtatë nuse nga Shqipëria, e fundit para një muaji erdhi Selvija, gjithashtu nga rrethi i Shkodrës, e cila u martua për Koimir Balsiqin. Ende mëson serbisht dhe nuk brengoset se si do të arrijë të mësojë gjuhën dhe adetet, pasi në shtëpi ka nusen tjetër Verën e cila para pesë viteve kishte ardhur nga Tirana për t’u martuar me vëllaun më të vjetër të Koimirit, Selimirin.
200 martesa
Në tetë vitet e fundit në Peshter, Rogozn dhe Goliju kanë ardh deri në 200 nuse shqiptare, të cilat serbëve të këtushëm i kanë dhuruar rreth 250 vajza dhe djem. Veç kësaj edhe rreth 50 vogëlush “janë rrugës”, derisa edhe rreth 100 të tjerë të pamartuar janë pranë martesës. Nuset nga Shqipëria i përkasin fesë katolike, mirëpo ka edhe ortodokse dhe besimeve tjera./Titulli.com/