Mustafa Nano dhe vizita e tij Beograd-Bujanoc-Preshevë
Lokale

Mustafa Nano dhe vizita e tij Beograd-Bujanoc-Preshevë

11.Dec.2017 11:43
0
Në kuadër të një projekti të përbashkët bashkëpunimi midis Misionit të OSBE-së në Beograd dhe ambasadës së Republikës së Shqipërisë, gazetari dhe shkrimtari Mustafa Nano kreu një vizitë në Serbi në datat 6-10 dhjetor 2017.

Pjesë e këtij projekti është edhe shkëmbimi i artikujve midis gazetës “Danas” në Beograd dhe asaj “Mapo” në Tiranë.

Gjatë vizitës ai vizitoi redaksinë e “Danas”-it ku takua dhe zhvilloi bisedime me kolegun Zoran Panoviç dhe gazetarë e drejtues të kësaj gazete, si dhe mori pjesë në një debat të organizuar në selinë e ambasadës austriake ku ishin të ftuar diplomatë, përfaqësues të shoqërisë civile, gazetarë, profesorë e studentë të katedrës së Gjuhës shqipe pranë Fakultetit të Filozofisë e të letërsisë së universitetit të Beogradit.

Mustafa Nano zhvilloi edhe një vizitë në komunat e Bujanocit e të Preshevës ku u takua me kryetarët e tyre, Shaip Kamberi e Shqiprim Arifi, si dhe me drejtues të partive politike shqiptare të këtyre trevave, Ardita Sinani dhe Sami Salihu  e të tjerë.

Nano u takua dhe pati një bisedë të çiltër e miqësore me një grup gazetarësh të mediave në gjuhën shqipe me të cilët u shkëmbyen mendime për të pasur një bashkëpunim të frytshëm në të ardhmen.


Ambasada e Shqipërisë në Bujanoc

Pak fjalë për historinë, kulturën dhe shqiptarët në Medvegjë ndër shekuj
Hyda akuzon kryetarin e komunës së Bujanocit për zvogëlimin e punëtorëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration