Me 22 vota të këshilltarëve shkarkohet, Shqiprim Arifi
Lokale

Me 22 vota të këshilltarëve shkarkohet, Shqiprim Arifi

10.Mar.2017 14:42
0
Komisioni i përbërë nga Nadër Sadiku, Skender Destani dhe Talat Arifi përgatiti procedurën e votimit të fshehtë për shkarkimin e Shqiprim Arifit,

Në propozimin për shkarkimin e Shqiprim Arifit  morën pjesë 22 këshilltarë dhe të gjithë të pranishmit votuan pro shkarkimit.

Vlen të theksohet se në punimet  kësaj seance nuk ishte prezentë Shqiprim Arifi.

Sipas kryetares së kuvendit, Ardita Sinani pas shkarkimit të kryetarit të komunës pushojnë edhe pozita e zëvendës kryetarit të komunës dhe dhe anëtarëve të këshillit komunal.

Gjithashtu është shkarkuar zëvendëskryetarja e kuvendit komunal, Nezaqete Isahu ndërsa është emëruar në të njëjtën pozitë Mihane Ahmeti.

Gjithashtu është shkarkuar zëvendëskryetarja e kuvendit komunal, Nezaqete Isahu ndërsa është emëruar në të njëjtën pozitë Mihane Ameti dhe u konstatuat dorëheqja e kryetares së kuvendit komunal, Ardita Sinani.

Kuvendi komunal i komunës së Preshevës zgjodhi për kryetar të kuvendit, Sami Salihu nga grupi i ndarë i PDSH-së me 22 vota të këshilltarëve.

“Falënderoj këshilltarët për besimin e dhënë dhe detyrën e re dhe është një datë e shënuar për pozitën në një moshë të re dhe ndjejë një barrë të rëndë për udhëheqje sa më konstruktive”, tha Salihu.

 

 

(14:20)Fillon seanca e kuvendit komunal në Preshevë në të cilën po marrin pjesë 22 këshilltarë nga PVD, grupi i PDSH-së, BDL dhe UDSH.

Gjatë kësaj seancë është paraparë të të shkarkohet kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Nadir Sadiku nga grupi i Partisë për Veprim Demokratik shpalosi arsyet pse është vendosur që është iniciuar koalicioni ri.

"

Edhe Skender Destani në fjalimin e tij  para këshilltarëve përkrah shkarkimin e kryetarit të komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Në këtë mbledhje të kuvendit komunal nuk po marrin pjesë 11 këshilltarët e Alternativës për Ndryshim dhe 5 këshilltarë të Partisë Demokratike Shqiptare./Titulli.com/ 

Aksion në kuvendin e Preshevës: Ti s'je PDSH-Vota ime nuk je ti
Ardita Sinani zgjidhet kryetare e komunës së Preshevës (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration