Lugina nderon me mirënjohje speciale profesor Dali Emërllahu për kontributin e dhënë
Lokale

Lugina nderon me mirënjohje speciale profesor Dali Emërllahu për kontributin e dhënë

03.Sep.2016 14:54
0
Gjilan - Lugina ka shumë arsye të nderojë me mirënjohje speciale doajenin e shkencës, dijes, njeriun që i dha kuptim të drejtave legjitime të popullit të Luginës. Lugina gjithashtu ndihet krenare që ka pasur fatin të ketë një profesor të kalibrit evropian, një njeri që tërë jetën jetojë e veprojë për interesat e kombit shqiptarë kudo që ndodhet. Rruga e profesor Dali Emërllahut, kontributi i tij i pamohueshëm, investimi i tij në mijëra të rinj, student dhe përkrahës të shumtë të Luginës na bëjnë të ndihemi të lumtur dhe shumë modest që patëm fatin të kemi njeriun sensibilizues dhe veprues të shumë kohërave e gjeneratave tha Kushtrim Kadriu nga Lëvizja "Vatra". Dali Emërllahu ndërkaq tha se problemi i Luginës është problem gjithëkombëtar dhe nuk guxon të mbetet pa përkrahjen e Tiranës dhe Prishtinës.

Lëvizja ”Vatra” të shtunën me një mirënjohje speciale ka nderuar punën, kontributin dhe të arriturat në fushën shkencore profesor Dali Emërllahun i cili siç u tha në këtë eveniment për asnjë moment nuk e harrojë vendlindjen e tij dhe të drejtat e shqiptarëve të Luginës.

“Nisur nga fakti që profesor Dali Emërllahu ishte në funksion të çështjes kombëtare, sakrifikues i denjë e pishtar i dijes dhe i shumë veprave, njeriu që la gjurmë në historinë e Universitetit të Prishtinës, që la gjurmë në librat shqip që nga fillorja deri në Universitet, me të drejtë dhe pa asnjë hezitim sot po e nderojmë me këtë mirënjohje speciale” tha Kushtrim Kadriu.

Kadriu tha se vepra e profesor Dali Emërllahut dhe aktiviteti i tij patriotik e atdhetar na kanë bërë të ndihemi krenar. “Lugina nuk i harron njerëzit e devotshëm, e as përkrahësit e UÇPMB-së. Profesori Dali na ka mësuar se si duhet atdheu dhe se si punohet e jetohet me problemet kombëtare. Lugina profesor ju falënderon për këtë kontribut kolosal dhe për këtë avangardë të dijes që i dhatë popullit tuaj. Lugina ndihet borxhli ndaj jush dhe përulet me shumë respekt ndaj tërë asaj fuqie e pune që bëtë për ne dhe për Luginën” tha Kadriu.

Kurse Dali Emërllahu pasi ka falënderuar lëvizjen “Vatra” për këtë mirënjohje tha se kjo lëvizje definitivisht po bënë punë të mirë dhe në interes të popullatës së Luginës.”Mos harroni se problemi i Luginës është problem gjithëkombëtar dhe për asnjë moment Prishtina e Tirana nuk duhet ta lënë nën mëshirë popullatën e atjeshme” tha Emërllahu.

Profesori Dali i cili ishte edhe njëri nga pjesëmarrësit e platformës së UÇPMB-së tha se marrëveshja e Konqulit fatkeqësisht nuk u zbatua asnjëherë ose u zbatua në dëm të popullatës së Luginës. “Lugina tashmë ka nevojë për avancim të të drejtave të tyre dhe patjetër që duhet të ekzistojë reciprociteti sepse serbët po përfitojnë shumë të drejta e po avancohen në mënyrë të padrejtë. Lugina duhet të flas për vetën, duhet të flas e luftojë me dije e me përkushtim që të kthehet popullata e shpërngulur dhunshëm dhe në mënyrë masive nga vatrat e saja” tha Emërllahu.

Porosia e Dali Emërllahut ishte që Lugina dhe forcat e atjeshme politike duhet të punojnë në mënyrë ekipore dhe me një strategji afatgjate për të fituar të gjitha betejat dhe sfidat që dalin atje.

Ndryshe Dali Emërllahu padyshim që mbetet njëri nga figurat më të spikatura të arsimit shqip në Kosovë i cili me angazhimin e tij prej një eksperti, studiuesi, atdhetari, patrioti e mbi të gjitha të një pedagogu të dëshmuar arriti që për shumë vite të nxjerr gjenerata të tëra në dritë. Dali Emërllahu do të mbetet gjatë në kujtesën arsimore e universitare. Pjesëmarrës dhe autor i shumë ngjarjeve politike, arsimore, shkencore e kulturore. Autor i qindra punimeve shkencore e studimore, veprues e bashkërendues i shumë situatave nëpër të cilat ka kaluar populli i Kosovës dhe ai i Luginës. /rajonipress/


Departamenti i arsimit në Bujanoc: Me një burek jepet pesshja-5 në shkollat shqipe (konkluzione)
Breznica e Bujanocit, dikur kishte 3000 banorë tani po zbrazet ky fshat kufitar (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration