Lugina e Preshevës të bashkohej me Kosovën propozim i pazakonshëm
Zgjidhja e problemit të Kosovës është e thjeshtë "“ njohje të plotë të Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë, por kur të futem në këpucët e Aleksandar Vuçiqit, jam i vetëdijshëm se kjo gjë është më lehtë të thuhet se të bëhet, ka deklaruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.“E respektoj shumë iniciativën e Aleksandar Vuçiqit që të thërret për dialog të brendshëm për Kosovën dhe në këtë formë të ballafaqohet direkt dhe në mënyrë jo-tradicionale me të kaluarën”, ka thënë kryeministri shqiptar për të përditshmen serbe “Blic”.
Ai thotë se në tekstin autorial të Vuçiqit, në të cilin bëri thirrje për dialog të brendshëm për Kosovës, ka “mundur të ndjej dhimbjen e vërtetë dhe në të njëjtën kohë angazhim mbresëlënës” dhe thekson se pas këtij hapi të parë, Vuçiq “ka vazhduar të zhvillojë vizion shumë të guximshëm për të ardhmen e Serbisë dhe të Kosovës”.