Libra elektronik shqip për shkollat e mesme në Luginë
Zejni Fejzullahu, kryetar i komisionit për arsim pranë Këshillit Kombëtar Shqiptar duke folur për mungesën e teksteve shkollore për shkollën e mesme ai thotë se duhet punuar edhe për format tjera të librave..“Për shkolla e mesme kemi siguruar tekstet për lëndës e gjuhës shqipe për të gjitha vitet, libra të importuara nga Republika e Shqipërisë”, ka thënë Fejzullahu për Titulli.com.
Ai është shprehur se të gjitha tekstet tjera mungojnë në shkollat e mesme , përveç atyre të gjuhës serbe dhe gjuhëve të huaja.
Ndërsa opsion të mirë dhe të mundshëm, Fejzullahu theksoi se për shkollat e mesme duhet të orientohemi në tekstet elektronike, si formë më e lehtë dhe më e lirë.
Sipas të dhënave nga departamenti i shërbimeve publike në administratën komunale, mësimet në gjuhën shqipe në shkollat e mesme të këtyre dy komunave i vijojnë në Bujanoc 1098 nxënës ndërsa në Preshevë 1883 nxënës shqiptarë./Titulli.com/