Konkurs për zjarrfikës, 5 vende për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka shpallur konkurs për zjarrfikës në territorin e Serbisë ndërsa në Preshevë do të pranohen 3 zjarrfikës dhe nga një në Medvegjë e Bujanoc.Në mënyrë që kandidati të kaloj në konkurs, duhet në mes të tjerash të ketë në mes 19 dhe 30 vjet, të ketë të mbaruar shkollën e mesme dhe kategorinë “C” të lejes së vozitjes, konkursi është shpallur më 11 gusht dhe zgjatë 30 ditë është njoftuar nga MPB-ës.
Kandidatët duhet të dorëzojnë paraqitjet për konkurs në stacionin e policisë në të cilin e kanë vendbanimin.
Në mënyrë që të paraqiteni në konkurs duhet të plotësoni kushtet e caktuara, të jeni shtetas të Republikës së Serbisë, përkatësisht të keni vendbanim në territorin e Serbisë më së paku prej katër vjet e gjysmë.
Kandidatët duhen të kenë vendbanim më së paku një vit në territorin e njësisë së organizuar për të cilën shpallet konkursi, deri në ditën e përfundimit të konkursit.
Nuk guxojnë që të ekzistojnë pengesa të sigurisë për themelimin e marrëdhënies së punës në MPB, ndërsa duhet të plotësohen edhe kushtet e posaçme të cilat i përkasin shëndetit, aftësisë psiko-fizik dhe themelore motorike.
Pas dorëzimit të dokumenteve, thuhet në njoftimin e MPB-së do të kryhet selektimi i kandidatëve sipas përmbushjes së kritereve të cilat varen nga kontrollimi mjekësor, vërtetimi i aftësive psikologjike dhe motorike, por edhe intervista e cila do të realizohet me secilin kandidatë në vete.
Trajnimi profesional i kandidatëve të zgjedhur do të zgjasë 17 javë pune ndërsa zjarrfikësit e trajnuar do të renditen në departamentin për zjarr dhe shpëtim në 46 komunat në Serbi.