Komuna e Bujanocit nënshkruan kontrata me 73 ndërmarrës të ri lokal
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka ndarë sot 73 kontrata për subvencionim të bizneseve fillestare në Komunën e Bujanocit.Vlera e përgjithshme e këtij programi është 8.360.000, 00 dinarë (70.000 euro) të siguruara nga Buxheti i Komunës së Bujanocit.
Këtë vit për subvencionimin e biznesit janë ndarë 15 milion dinarë, 5 milion më shumë se në vitin 2017 ndërs 13.8 milion më shumë se në vitin 2016.
Kjo qeverisje e përkushtuar për të ndihmuar qytetarët e saj. Bizneset evogla në vazhdimësi gjenerojnë vende të reja pune.
Në bazë të vendimi i ndahen mjete 73 ndërmarrësve lokal ndërsa 34 aplikues janë refuzuar për mungesë të dokumentacionit dhe kushteve tjera të parapara me konkurs.
Komuna e Bujanocit