Kamberi :Komuna po i paguan parregullsitë e pagave të qeverisjes së kaluar
Anëtarët e Këshillit Komunal të komunës së Bujanocit kanë aprovuar kërkesën e qendrës për Punë Sociale për pagesat punëtorëve të cilët kanë kryer punë që nga viti 2013 dhe nuk janë paguar plotësisht.Shaip Kamberi, kryetar i komunës theksoi se këto janë disa probleme të trashëguara nga qeverisja e kaluar që duhet të paguhen edhe kamatat e tyre gjithashtu.
Njëmbëdhjetë punëtorë të Qendrës për Punë Sociale në Bujanoc ishin duke pritur miratimin e këtij propozimi me vlerë prej 2.550 mijë dinarë për një kohë të gjatë../Titulli.com/