Kadriu: Do të jem zë i fuqishëm në Gjilan për të shpërngulurit nga Lugina e Preshevës
Kandidati për asamble komunale të Gjilanit, Kushtrim Kadriu garon në zgjedhjet lokale me listën qytetare "Vatra" i cili premton se do të jetë një zë i fuqishëm në institucionet e Kosovës për banorët e Luginës së Preshevës që jetojn në Kosovë.Ai në një intervistë për Titulli.com theksoi se do të mbrojë fuqishëm të drejtat e qytetarëve të shpërngulur nga Lugina e Preshevës por gjithashtu se ka nevojë për njerëz të cilët punojnë dhe e zhvillojnë anamoravën e cila është lënë pas dore nga kryesuesit e më hershëm.
Na tregoni fillimet e Lëvizjes "Vatra” veprimtarin e saj dhe cila ishte arsyeja e themelimit?
Kadriu: Lëvizja "Vatra"u themelua në vitin 1999 si shoqatë, pastaj në 2013 u shndërrua në Lëvizje politike me qëllim mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve të dëbuar nga Kosova Lindore që jetojnë në Republikë të Kosovës.
Cilat janë problemet e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës që jetojnë në Gjilan?
Kadriu: Problem madhor është integrimi në shoqërinë Gjilanase, punësimi, mos pajisja me dokumente identifikimi dhe mbi te gjitha mos ofrimi i ndihmës nga askush për të asistuar në kthimin e tyre për në Kosovë Lindore.
Pse duhet ë ju votojnë qytetarët e komunës së Gjilanit në zgjedhjet lokale?
Kadriu: Gjilani e Anamorava ka arsye për të votuar për vete për me votu për "Vatër”, 18 vjet pas luftës Gjilani është komuna më e pa zhvilluar në nivel republike, është qytet pa ujësjellës, pa autostradë, pa rrugë, pa shkolla. “Gjilani ka dy rrugë atë të zezën dhe atë të bardhën, e zeza është kjo e tanishmja, duke votuar për partitë që e shohin si hambarë votash për të realizuar interesat e tyre, Ndërsa rruga e bardhë është ajo e votës për ata që kanë vendosur me jetua në Gjilan e të cilin e kanë shtëpi për vete e për familjen e vet.
Çfarë programi ka “Vatra për qytetarët e Gjilanit e çfarë për banorët e shpërngulur nga Lugina e Preshevës?
Kadriu: Integrimi i kësaj kategorie të shoqërisë në shoqërinë Kosovare dhe kthimin e atyre që duan të kthehen për në shtëpitë e tyre.
A mendon se do të ndryshoni diçka në lidhje me gjendjen e të shpërngulurve nga Lugina e Preshevës?
Kadriu: Në rast se marrim besimin nga qytetarët do të jemi zë i fuqishëm dhe do të jemi adresë institucionale për banorët dhe tri komunat e Kosovës Lindore./Titulli.com/