Kabineti i kryetarit: Ftesa zyrtare nga Kosova për Shaip Kamberin arriti me vonesë
Kabineti i kryetarit të komunës së Bujanocit, ka njoftuar redaksinë e Titulli.com gjatë ditës së sotme se ftesa për pjesëmarrje në inaugurimin e punimeve të autoudhës Prishtinë-Gjilan-Konçul ka arritur me vonesë.Sipas tyre njoftimi është dërguar përmes avionit dhe zyrës ndërlidhëse në Beograd dhe për atë arsye kryetari i komunës nuk ka qenë i njoftuar me kohë edhe nuk mori pjesë në këtë ceremoni.
Gjatë ditës së djeshme në Gjilan solemnisht kanë filluar punimet e autoudhës që lidhe Kosovën me komunën e Bujanocit në të cilën morë pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe të tjerë.
Titulli.com publikoi lajmin se kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi nuk mori pjesë në inaugurimin e punimeve të autoudhës Prishtinë-Gjilan-Konçul.
Më poshtë shihet ftesa zyrtare e dërguar nga ministri Pal Lekaj për pjesëmarrjen e Shaip Kamberit në fillimin e punimeve të autoudhës./Titulli.com/