Këshilli Komunal i Bujanocit do të caktojë komisionet
Këshilli Komunal i Bujanocit nesër do të mbajë mbledhjen e dytë për vitin 2017 në të cilën do të diskutohet për politikat aktive të punësimit në komunën e Bujanocit.Është planifikuar të formohen edhe tre komisione për vlerësimin e projekteve dhe programeve në fushën e kulturës, sportit, shoqatave joqeveritare.
Gjithashtu në të njëjtën mbledhje do të formohet edhe komisioni për ndarjen e mjeteve në bujqësi si dhe komisioni për kategorizimin e shtëpive e apartamenteve turistike për dhënien me qira./Titulli.com/