Kërkohet përgjigje zyrtare në Beograd për ndalimin e vizitës së akademik Hivzi Islami në Preshevë
Deputeti Shqiptar në Parlamentin e Republikës së Serbisë, Fatmir Hasani i paraqiti pyetje me shkrim ministrit të Punëve të brendshme, Nebojsha Stefanoviq lidhur me shkeljen e marrëveshjes për lëvizje të lirë në rastin e akademik Hivzi Islami."Ndalimi i akademik Hivzi Islamit në dy raste brenda pak ditëve të kaluara për t'i vizituar familjarët e tij në Preshevë e Bujanoc është thyerje drastike e të drejtave elementare të njeriut të garantuara me Konventa ndërkombëtare. Sikur që është edhe injorim flagrant i marrëveshjes për lëvizje të lirë të nënshkruar në Bruksel, nga ana e përfaqësuesve më të lartë të Serbisë dhe Kosovës", thuhte në informatën e Partisë për Veprim Demokratik.
Deputeti Hasani kërkoi sqarime lidhur me motivet e policëve në kalimin kufitar në Depcë, të cilët i kryen këto veprime antiligjore dhe njëkohësisht kërkoi informim lidhur me masat që do të ndërmerren kundër urdhëruesëve të këtij akti anticivilizues./Titulli.com/