Junuz Musliu, shpenzoi 1.3 milion dinarë shtesë nga buxheti komunal i Bujanocit (dokument)
Kryetari i kuvendit komunal të Bujanocit, Junuz Musliu në opinionin lokal njihet si një harxhues i suksesshëm i buxhetit publik dhe ka një rrogë bazë afro 94.934 dinarë në muaj.Në dokumentet e siguruara nga Portali Informativ Titulli.com, Musliu nga buxheti i komunës së Bujanocit për vitin 2013-2014 ka shpenzuar shtesë 1.301.796 dinarë.
Për shpenzime të rrugës në periudhën 2013-2014 ka harxhuar 81.900 dinarë.
Për mëditje zyrtare në periudhën 2013-2014 është paguar nga buxheti komunal me 65.889 dinarë.
Ndërsa shpenzimet e reprezentacionit (për pije dhe ushqime) brenda dhe jashtë zyrës për periudhën 2013-2014 nga buxheti komunal ka harxhuar 1.154.033 dinarë.
Në bazë të të dhënave të prezantuara edhe në dokumentin (përpunuar) e mëposhtëm Junuz Musliu buxhet më të madh ka harxhuar për pozicionin e reprezentacionit (për pije dhe ushqime).
Vlen theksuar se shpenzime të rrugës dhe mëditje zyrtare marrin edhe punëtorët tjerë në administratën komunale në Bujanoc, varësisht prej pozitës, angazhimit dhe relacioneve të rrugës.
Ai përveç postit që ka si kryetar i Kuvendit Komunal në Bujanoc mban edhe pozitën e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar për të cilën pozitë nuk merë rrogë direkte./Tituli.com/