Junuz Musliu pagën më të madhe se Shaip Kamberi, Shqiprim Arifi refuzon deklarimin
Revista javore, "Vranjske" në numrin e saj të fundit ka publikuar pagat mujore për funksionerët më të lartë nëpër komunat e Rrethit të Pçinjës.Sipas këtij hulumtimi, pagën më të madhe mujore e ka kryetari i Vranjës, 91.286,00 dinarë,
Për dallim nga Vranja, në komunë e Bujanocit, kryetari Shaip Kamberi, ka pagën më të vogël se sa kryetari i Asamblesë komunale, Junuz Musliu dhe zëvendëskryetari i komunës, Stojança Arsiq ndërsa kryetari i komunës së Preshevës ka refuzuar të deklarojë rrogën e tij mujore.
Nuk dihet kjo se për çfar arsye Kamberi ka lejuar një gjë të tillë, kur merret parasysh se ish kryetari Nagip Arifi, kishte pagën afro 95.000 dinarë.
Ja lista e plotë e pagave të funksionerëve më të lartë në rrethin e Pçinjës:
Slobodan Milenkoviq, kryetari i qytetit të Vranjës 91.286,00
Dejan Triçkoviq, kryetari i kuvendit të qytetit të Vranjës 87.385,00
Igor Andonov, zëvendës/kryetar Vranjës 85.443,00
Dushan Aritonoviq, kryeshef i administratës komunale, Vranjë 80.405,00
Marko Triçkoviq, sekretar i kuvendit komunal të qytetit të Vranjës 80.133,00
Novica Tonçev, kryetar I KK ,Surdulicë 77.555,00
Stojança Arsiq, zëvendëkryetar i komunës së Bujanocit 77.454,00
Junuz Musliu, kryetar i Asalmblesë komunale të Bujanocit Bujanovac 77.155,00
Shaip Kamberi, kryetar i komunës së Bujanocit 76, 654,00
Goran Mladenoviq, kryetar i komunës së Vlladiçin Hanit 76.353,00