Gjykata e Vrajës dënon Partinë Demkratike në Bujanoc për vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar (dokument)
Gjykata për kundërvajtje në Vrajë-Njësia në Bujanoc ka shpallur vendimin që shqipton dënimin e Partisë Demkratike në Bujanoc dhe kryetarin e saj Nagip Arifi për vendosjen e flamurit kombëtar shqiptarë në selinë e partisë së tijë për festën e nëntorit, shkruan Titulli.com.Kjo gjykatë ka shqiptuar dënimin me arsyen se kjo parti në selinë e vet më 28 Nëntor të vitit 2014 ka vendosur flamurin e shtetit të Shqipërisë pa vendosur krahas edhe flamurin e Serbisë dhe në këtë rast ka shkelur ligjin për pamjen e përdorimit të flamurit dhe himnist të Serbisë.
Sipas dokumentit-vendimit të gjykatës Partia Demokratike si subjekt juridik dënohet me vlerë prej 100 mijë dinarë (afro 850 euro) dhe bartësi i kësaj partie Nagip Arifi si person fizik prej 10 mijë dinarëve (85 euro).
Përdorimi i simboleve kombëtare për pakicën shqiptare në Serbi akoma nuk është rregulluar me ligj dhe një pjesë e shqiptarëve vazhdojmë të ndjeken penalisht për përdorim nëpër ambiente të hapura dhe të mbyllura për festën e 28 Nëntorit- ditës së Pavarësisë së Shqipërisë./Titulli.com/