Fshati Qarr,   i harruar nga investimet e komunës së Bujanocit
Lokale

Fshati Qarr, i harruar nga investimet e komunës së Bujanocit

28.Feb.2017 14:52
0
Fshati Qarr i komunës së Bujanocit është një vendbanim shqiptarë në të cilin jetojnë 80 banorë të shpërndarë në 12 shtëpi.

Banorët e këtij vendbanimi përmes një ankese drejtuar Titulli.com kanë shprehur shqetësimin e tyre për mungesën e investimeve nga buxheti i komunës deri më tani.

“Jam një banor i fshatit ku nuk kemi rrugë të asfaltuara edhe pse jemi pjesë e komunës së Bujanocit asnjë investim nuk është bërë dhe jemi të anashkaluar nga qeverisja lokal për një kohë të gjatë”, ka thënë për Titulli.com Kushtrim Alimi banorë i këtij fshati.

Sipas tij mësimin në shkollim fillorë të ciklit të ulët nuk zhvillohet por nxënësit e pakët që janë vijojnë mësimet në fshatin Muhoc dhe Rogan të komunës së Kamenicës.

Ai thotë se ka  kërkesa të  ndryshme por prioritet është asfaltimi i disa rrugëve sidomos rrugës me gjatësi prej 3.5 km që shpie  në drejtim të fshatit Muhoc.

Ky fshat shpeshherë ishte pikënisje për fillimin e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale por tani si duket nga ankesa e banorëve mundë të thuhet se është lënë në harresë./Titulli.com/

Vuçiç: Nuk do të ketë zgjedhje parlamentare në Serbi
Arian Agushi-Gold Ag nga Presheva, merë dekoratën e heroit "Shkëlzen Haradinaj"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration