Edhe Xhelal Mehmeti shfaq ambicjen e tij për kryetar të Preshevës
Ambicjet politike për postin e kryetarit të komunës së Preshevës po shtohen pas spekulimeve të prishjes së koalicionit mes APN-PVD në qeverisjen komunale.Burimet e Titulli.com brenda Partisë për Veprim Demokratik thonë se përveç Ardita Sinanit pretendete kryesore për postin e të parit të komunës edhe Xhelal Mehmeti zëvendës/kryetar i komunës së Preshevës ka shfaq interesim pas mbledhjes së këshilltarëve komunal .
Mehmeti në zgjedhjet lokale të vitit 2016 ishte kandidati i parë në listën zgjedhore dhe më i përfoluri për kryetar të komunës në rast së fitores të partisë së tij.
Xhelal Mehmeti pas angazhimit të tij politik në PVD ka fituar mbështetje te një pjesë e konsiderueshme e simpatizuesëve të partisë.
Në rast të prishjes së koalicionit, Mehmetit pasi t’i kthehet edhe mandati i këshilltarit në kuvendin komunal, ai mundë të shfaq fuqinë e tij të këshilltarit gjatë votimit./Titulli.com/