Durrës: Po zhvillohet seminar për mësimdhënësit shqiptarë nga Lugina e Preshevës
Në Durrës të Shqiprisë po zhvillohet seminari për ngritje profesionale për mësimdhënësit e shkollave shqipe të Luginës së Preshevës.Janë rreth 90 mësimdhënës nga Lugina e Preshevës të cilët po marrin pjesë në seninarin “Zhvillimi profesional i mësuesve nga Lugina e Preshevës-kultivimi i vlerave kombëtare” të organizuar nga Ministris e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqiprisë.
Ky seminar po zhvillohet në Durrës dhe është i pari i ktij lloji, i cili ka për qëllim ngritjen e nivelit të arsimit shqip, jashtë territorit të Republikës së Shqiprisë.