Deputeti i Parlamentit të Kosovës Murat Hoxha, diskuton problemet e shqiptarëve të Luginës
Lokale

Deputeti i Parlamentit të Kosovës Murat Hoxha, diskuton problemet e shqiptarëve të Luginës

05.Sep.2016 18:31
0
Deputeti i Parlamentit të Republikës së Kosovës nga radhët e LDK-së, Murat Hoxha, i shoqëruar nga kryetari i Lëvizjes Qytetare "Vatra" Kushtrim Kadriu, zhvilluan një takim me kryetarin e Komunës së Bujanocit Shaip Kamberi dhe me deputetin e vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Fatmir Hasani.

Gjatë këtij takimi u diskutua për problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët si në nivel të qeverisjes lokale po ashtu edhe në nivel të qeverisjes qendrore.

Si problem primar u konsideruan pasivizmi i shtetësisë për qytetarët e komunave të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjes, si dhe problemet shoqërore në tërësi që e preokupojnë këtë zonë.

Deputeti Hoxha shprehu përkrahjen për dhënien e kontributit të tij në zgjidhjen e këtyre problemeve dhe shprehu gatishmëri të jetë një zë i fuqishëm i këtyre qytetarëve në kuvendin e Kosovës.

Kurse Kushtrim Kadriu kryetar i Lëvizjes “Vatra”, kërkoi nga komuna e Bujanocit të bëjë krijimin e trupave të bashkëpunimit ndërkufitar me qëllim krijimin e urave sa me të fuqishme të bashkëpunimit në mes të komunave në Luginën e Preshevës dhe atyre të Kosovës.

Deputeti Fatmiri Hasani shprehu shqetësimet e tij për gjendjen e shqiptarëve në këto treva dhe shpalosi brengat me të cilat ballafaqohen këta qytetarë, ku gjithash kërkoj angazhimin e Prishtinës zyrtare për zgjidhjen e këtyre problemeve.

Kryetari Shaip Kamberi informoi për gjendjen në Komunën e Bujanoc dhe shpalosi planet dhe të arriturat e tij, ku mysafirët i informoi për ecurinë e asfaltimit të rrugës Muhoc–Zarbicë e cila është arterie kryesore për kthimin e banorëve të dëbuar nga Malësia e Bujanocit.

Palët u dakorduan që së bashku të vazhdojnë punët në të mirë të qytetarëve dhe në të mirë të kauzës se pa zgjidhur të shqiptarëve në Bujanoc, Preshevë, Medvegje. /2L ONLINE/

Bursa për nxënësit e shkollave të mesme në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë (aplikoni)
Presheva humb 2624 nxënës në shkollat fillore për 10 vitet e fundit (statistika)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration