Daçiq: Presheva dhe Bujanoci nuk janë "˜Kosovë Lindore"
Lokale

Daçiq: Presheva dhe Bujanoci nuk janë "˜Kosovë Lindore"

16.Apr.2018 14:48
0
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka komentuar deklaratat e krerëve shtetërorë të Kosovës në të cilat ata, sipas tij, po i referohen Preshevës dhe Bujanocit si "˜Kosovë Lindore'.

“Kjo nuk është hera e parë që ata bëjnë deklarata të tilla, nuk është asgjë e re. Kur ishte Isa Mustafa kryeministër i Kosovës, gjatë një takimi me kryetarët e Preshevës dhe Bujanocit, ata i’u referuan atyre, si përfaqësues nga Kosova Lindore, dhe për këtë kam reaguar dhe shqetësimin tim e kam dërguar edhe në Komisionin Evropian”, deklaroi Daçiq.

Madje sipas tij, këto janë qëllimet e udhëheqësve shtetërorë të Kosovës që nga mbajtja e Lidhjes së Prizrenit, transmeton Titulli.com.

Deklaratat për thyerjen e kufirit mes shqiptarëve në Koshare nuk ishin të rastësishme. Deklaratat e krerëve shtetërorë për ardhjen deri në Nish, si dhe deklaratat e Edi Ramës për formimin e ‘Shqipërisë së Madhe’, të gjitha këto janë qëllime të tyre që nga Lidhja e Prizrenit’’, tha ai.

Daçiq u ankua edhe për mungesën e reagimit të shteteve të perëndimit për këto deklarata.

“Kur Thaçi bën deklarata të tilla dhe kërcënon me armë, ne të gjithë duhet ta dijmë që ata që kanë këto armë duhet edhe të përgjigjen. Por, Serbia nuk do të veprojë në atë mënyrë që ta tensionojë situatën, ne do të veprojmë në atë mënyrë që situata të qetësohet”, përfundoi Daçiq./Titulli.com/

Kabineti i kryetarit: Ftesa zyrtare nga Kosova për Shaip Kamberin arriti me vonesë
Premiera e filmit "Shpresa e Humbur" do të prezantohet në Bujanoc (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration