Daçiq: Bujanoci e Presheva në problem, a janë minoritet shqiptar apo minoritet kosovar
Është herët të flitet se kush e përkrah dhe kush nuk e përkrah idenë e ndryshimit të kufijve si opsion për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, thotë shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq, transmeton Titulli.com.“Për ne nuk ekziston ndryshimi i kufijve. Ne kufi me Kosovën kurrë nuk kemi pasur. Unë e kuptoj që dikush që s’e ka njohur pavarësinë e Kosovës ta thotë këtë, por jo dikush që e ka njohur Kosovën dhe tash thotë se nuk ka ndryshim kufijsh, dhe se kësaj teme nuk duhet kthyer”, citon “politika” e Beogradit të ketë thënë ministri serb i Punëve të Jashtme.
Sipas fjalëve të tij, tingëllon cinike kur dikush thotë se nuk ka ndryshim kufijsh në baza etnike.
Për çështjen e Kosovës, ka thënë ai, më shumë do të dëshironte që Serbia të bisedonte me Shqipërinë se sa me Prishtinën, sepse kështu do të fshihet esenca, e ajo, sipas Daçiqit, është “çështja e minoritetit kombëtar shqiptar”.
“E shihni se edhe Bujanoci e Presheva janë futur në problem, sepse nuk e dinë minoritet kombëtar të kujt janë. A janë minoritet shqiptar apo minoritete kosovar. Të gjithë ata janë minoritet kombëtar shqiptar. Kjo do të ishte normale”, ka shfaqur dëshirën e vet Daçiqi./Titulli.com/