Corrotica shëndërrohet në Brezovicë të vogël (video)
Në fshatin Corroticë të komunës së Preshevës është mbajtur edicioni i dytë "Winter Fest 2017" dhe morën pjesë sportdashës dimërorë në shtegun e rreshqitjes duke u shëndërrua kështu një vend turistik dimërorë sikur Brezovica në Kosovë.Safet Hyseni, organizator i këtij manifestimi është shprehur se komuna e Preshevës ka potenciale për të zhvilluar turizmin dhe organizimi i këtillë ka filluar qysh në vitn 2012 dhe organizimi ka karakter humanitar shkruan Titulli.com
Ai ka kërkuar nga autoritet komunale që të investojnë në këtë vend duke ndërtuar edhe një stazë për ecje me elektrififkim.
Hamdi Halimi inskruktor i skijimit nga Kosova kishte ardhur enkas për të marrë pjesë dhe theksoi se është një organizim i përkryer.
Në garën e skijimit u ndanë mirënjohje tre vendeve të para që morën pjesë gjatë skjimit në stazën e gjatë prej 506 metra.
Vendi i parë i takoi Kushtrim Ymerit, i dytë Ensar Ademit dhe vendi i tretë Argjend Rashiti ndërsa për pjesëmarrësit kishte edhe muzikë dhe pije./Titulli.com/