Bujanoci do të avancojë administratën nga projekti i BE-së, Presheva mbetet në periferi
Lokale

Bujanoci do të avancojë administratën nga projekti i BE-së, Presheva mbetet në periferi

27.Feb.2017 15:30
0
Gjatë ditës në Beograd është nënshkruar memorandum-bashkëpunimi me 20 komuna të cilave u sigurohet mbështetje në avancimin e resurseve njerëzore, projekt që financohet nga Bashkimi Evropian.

Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Ana Brnabiq tha se në këtë projekt ishin paraqitur 93 komuna në Serbi dhe se kjo është një shenjë që ata din të identifikojnë kërkesat e tyre, shkruan Titulli.com.

Majkëll Davenport, shef Bashkimit Evropian në Serbi  është shprehur se një administratë shtetërore efikase dhe transparente është një prej shtyllave të demokracisë I vetë Evropës.

Në këtë projekt janë përfshirë Beogradi me komunat Stari Grad I Savski Venac, Nishi, Novi Sadi, Kragujevci, Pançeva, Kraleva, Smedereva, Zrenjanini, Çaçak, Valevë, Loznica, Pirot, Baq, Trstenik, Medvegja, Rashka, Svrling dhe Bujanoci ndërsa Presheva nuk është përfshirë në këtë projekt.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi mori pjesë në solemnitetin e nënshkrimit të marrëveshjes.

Komuna pjesëmarrëse përmes këtij projekti do të munden të edukohen dhe avancohen në njohuritë e tyre në punën e përditshme në administratë komunale./Titulli.com/

Junuz Musliu pagën më të madhe se Shaip Kamberi, Shqiprim Arifi refuzon deklarimin
Qëndresa Ebibi fiton çmimin e parë për tregimin e të drejtave të fëmijëve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration