Bujanoc: Pas 69 viteve vjen presidenti shqiptarë në Serbi, s'ka takim me Nikoliqin
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani do të vizitojë komunën e Bujanocit më 7 Mars -ditën e mësuesit dhe hapjes së shkollës së parë shqipe.Mediat e Serbisë kanë shkruar se vizita e Nishanit është pas 69 viteve kur në Korrik të vitit 1948, Enver Hoxha qëndroi në Beograd, transmeton Titulli.com.
Ndërsa nga kabineti i kryetarit të Serbisë, Tomislav Nikoliq është njoftuar se nuk do të ketë takim mes Nishanit dhe Nikoliqit.
Gjatë vizitës së parë shtetërore të presidentit shqiptarë Nishani do të vizitojë ndonjë shkollë në komunën e Bujanocit në të cilën mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe dhe programin kulturorë që do të mbahet në shtypin ë kulturës në Bujanoc.
Jo zyrtarisht nga protokolli i presidentit, mësohet se planifikohet edhe një takim i përbashkët me përfaqësuesit politik shqiptarë të Luginës së Preshevës./Titulli.com/