Avokati i komunës së Preshevës: Nuk mundë të ketë Mitrovicë Veriore e mos të ketë Kosovë Lindore
Lokale

Avokati i komunës së Preshevës: Nuk mundë të ketë Mitrovicë Veriore e mos të ketë Kosovë Lindore

07.Feb.2017 11:19
0
Javën e kaluar top temë përveç ,, Murit të turpit,, në Mitrovicë të Kosovës, ishte dhe letra e dërguar Tomisllavit (Kryetar i R. të Serbisë) dhe Z.Aleksandër (Kryeministër i R. të Serbisë)nga ana e Kongresistit republikan në SHBA, Dana Rohrabacher, kryesues i Komitetit për Politikë të Jashtme në Evropë, ku kësaj letre i ishin përgjigjur si në kor i pari se ,,Nuk e japim as Jugun as Veriun,, e ky i dyti se ,, Presheva dhe Mitrovica janë Serbi ,,!

Si duket Kongresisti republikan , Dana Rohrabacher, nuk zbulon asgjë të re përveç asaj se çfarë kishin konstatuar që në vitin 1914 komisioni ndërkombëtar i ashtuquajtur Komisioni Karnegi , për pozitën e Rajonit të Luginës së Preshevës dhe Luginën e Vardarit.

Për dëshmi lexuesve të kësaj web faqe dhe të gjithë atyre të interesuarve lidhur me këtë çështje po i sjellim dëshmitë,, faktet dhe dokumentet  nga Raporti i këtij Komisioni me anëtar nga Austria, Franca,Gjermania, Britania e Madhe,Rusia dhe SHBA ,në këte përbërje:

      

 

 Këto dëshmi janë pjesë e dëshmive nga Ky Raport prej mbi 470 faqesh që flasin për dëshmitë , rrethanat, krimet dhe pozitën rajonale të LUGINËS SË PRESHEVËS DHE LUGINËN E VARDARIT, menjëherë pas Luftës së dytë botërore.

Raporti Serbinë e njeh si SERVI. Andaj, si duket Kongresisti republikan , Dana Rohrabacher, nuk kërkon asgjë të re përveç asaj çfarë do duhej të kishte ndodhur  që në vitin 1914, nga Komisioni ndërkombëtar kompetent i caktuar enkas për çështjet e Ballkanit, pjesë e së cilës është edhe Lugina e Preshevës. Nuk mundë të ketë Mitrovicë veriore e mos të ketë Kosovë Lindore.

                                                                

Shkruar nga: Ylber  Aliu-Avokat i komunës-Preshevë

                                                                 

Tekstet nga Shqipëria nuk përshtaten për nxënësit shqiptarë në Luginë të Preshevës
Edhe Arifi kundër shkëmbimit të Luginës së Preshevës me Veriun e Kosovës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration