Arrestohet i dyshuari nga Bujanoci për vjedhje dhe shitje të narkotikëve
Pjestarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, me urdhër të zëvendësprokurorit të Prokurorisë themelore të Vranjës, për 48 orë e kanë mbajtur në paraburgim S.P. 48 vjeçar nga komuna e Bujanocit, me dyshimin se ka kryer vepër penale, vjedhje të rënda dhe shitje të narkotikëve.Siç bëhet e ditur nga policia, S.P. është kapur të dielën në mbramje, me që kishte thyer një dritare të një familjeje shqiptare në Tërnoc. Tek i dyshuri, janë gjetur edhe ilaçe psiko-aktive dhe substanca tjera narkotike.
I dyshuari S.P. do të paraqitet para trupit prokurorial të Vranjës.