Arifi: Infeksioni i hundës, problem gjatë sezonit veror në Bujanoc
Ndryshimi i temperaturave ndikon edhe tek të rriturit e sidomos stina e pranverës në të cilën probleme më të theksuara mund të kenë personat që kanë alergji të ndryshme.Otorinolaringologu në shtëpinë e shëndetit në Bujnoc, Bekim Arifi tregon se gjatë kësaj kohe numri i pacientëve që kërkojnë ndihmën e mjekut rritet si tek të rriturit po ashtu tek të moshuarit dhe fëmijët.
Arifi për portalin Titulli.com shpjegoi se problemet më të theksuara të stinës së pranverës janë kryesisht infeksionet e hundës si organi më i ndjeshëm në këto kohë me ndryshim të temperaturave të kohë pas kohëshme.
“Së pari paraqiten sekrecionet e hundës ujore që zgjatin deri në tri ditë dhe është virale por është e nevojshme të mirën masat e duhura me mjekimin adekuat sepse mund të kaloj në sekret bakterial i cili pastaj kërkon mjekim më serioz me anë të antibiotikëve”, theksoi gjatë bisedës Beik Arifi.
Sipas tij problem tjetër mund të paraqiten temperaturat e larta probleme me frymëmarrjen e që mund të kaloj edhe në vesh e sidomos tek fëmijët për shkak të ndjeshmërisë dhe moshës së tyre.
Ai thotë se me mjekimin në kohën e duhur parandalohet edhe ndezja në mushkëri apo bronhitisi.
Arifi theksoi se stina e pranverës karakterizohet me alergji e cila manifestohet si reaksion e që vjen nga kontakti i alergenëve të jashtme me mukozën e hundës dhe fytit.
“Simptomat e alergjisë janë frymëmarrje e vështirë ngacmimi i hundës, ënjtje kruarje, teshtitje si dhe rrjedhje të hundës. Mjekimi adekuat kundër alergjisë me barna antihistaminik qoftë peros apo sprej e që janë efektiv për 24 orë ndihmojnë pacientët në zhvillimin e aktiviteteve bnormalisht sidomos atyre që punojnë në objekte kolektive”, deklaroi Arifi.
Arifi u shpreh gjithashtu se alergjia mund të përsëritet sa herë që pacientët mund të ketë kontakt me atë alergenë i cili i krijon probleme me shëndetin./Titulli.com/