Ardita Sinani zgjidhet kryetare e komunës së Preshevës (video)
Kuvendi komunal i Preshevës pas një seance 2 orësh me propozimin e kryetarit të kuvendit zgjodhi për kryetare të komunës së Preshevës, Ardita Sinani.Ajo u votua nga 22 këshilltarët e pranishëm në këtë mbledhje të kuvendit komunal.
Ardita Sinani është një aktiviste e denjë e Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë dhe deri më tani ajo ka mbajtur pozitën e kryetares së kuvendit komunal, shkruan Titulli.com.
Kjo është seanca e parë e kuvendit komunal në Preshevë në të cilën morën pjesë 22 këshilltarë nga PVD, grupi i PDSH-së, BDL dhe UDSH dhe që tani kan formuar koalicion të ri për qeverisje me komunën e Prehsevës.
Ajo falënderoi të gjithë ata që patën besimin për të ngarkuar me këtë detyrë dhe se do të jetë kryetare e gjithë qytetarëve të Preshevës.
“Kam kaluar shumë sfida që më kanë përgatitur ti bëjë ballë proceseve andaj me përgjegjësi do ta pranoj këtë detyrë dhe jam e sigurt se do ta kem të lehtë këtë detyre nëse kam edhe përkrahjen tuaj”, tha Sinani pas zgjedhjes së saj./Titulli.com/