Ardita Sinani propozohet për kryetare të Preshevës
Kryesia e Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë dhe këshilltarët komunal të kësaj partie kanë vendosur të propozojnë Ardita Sinanin për kryetare të ardhshme të komunës së Preshevës, në rast se bie qeverisja e tanishme, mësohet jozyrtarisht.Sinani në qeverisjen e tanishme është kryetare e kuvendit komunal ndërsa pritet të zëvendësojë Shqiprim Arifin pasi të shkarkohet ky pushtet.
Mosmarrëveshjet mes partnerëve të koalicionit APN-PVD siç po shihet do të rezultojnë me rrëzim të kësaj qeverisje dhe formimit të ri mes Partisë për Veprim Demokartik me grupin e këshilltarëve të PDSH-së, BDL-së dhe UDSH-së./Titulli.com/