Ardita Sinani nga Presheva nderohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës
Ardita Sinani, kryetare e kuvendit komunal të Preshevës mori pjesë në Forumin e gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë.Ajo theksoi gjatë forumit se bashkëpunimi në mes dy subjekteve dhe pjekuria politike, ideologjia demokratike çdo ditë e më shumë po na familjarizon.
“Femrat shqiptare duhet të kenë politika të përbashkëta për të përballuar sfidat, për t’u drejtuar në përpjekje për komunikim, stabilizim, inkuadrim,fuqizim dhe avancimin e pozitës së femrës”, është shprehur Sinani.
Në prezencë edhe të kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa në këtë forum të gruas së LDK-së Ardita Sinani u nderua me mirënjohje si dhe deputetet shqiptare nga Shqipëria dhe Mali i Zi./Titulli.com