Ambasadori Orizio: Numri i shqiptarëve në drejtësi mundë të rritet në Bujanoc dhe Preshevë (video)
Lokale

Ambasadori Orizio: Numri i shqiptarëve në drejtësi mundë të rritet në Bujanoc dhe Preshevë (video)

08.Dec.2017 09:58
0
Ambasadori i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Serbi, Andrea Orizio gjatë një deklarate ekskluzive për Titulli.com foli për integrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore.

“Ne çka kemi bërë është trajnimi i 5o juristëve dhe kemi treguar sukses duke i falënderuar aksionit të përbashkët, pushtetit qendrorë e atij lokal dhe OSBE-së por gjithashtu edhe duke i falënderuar iniciativës që ka rrjedh nga terreni lokal”, u shpreh për Titulli.com, Orizio.

Ai  i pyetur nga Titulli.com se a do të ndihmojë OSBE  integrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore, Orizio theksoi se punojnë nga kërkesat që janë konform rregullave të qeverisjes në Serbi.

“ Ne nga njerëzit që kanë marrë certifikatat e trajnimit presim që ata të jenë potencial të marrin pozitën në sistemin e drejtësisë të Serbisë. Gjithashtu presim nga ata të jenë të përgatitur me njohuritë dhe të jenë protagonistë aktiv në sistemin e drejtësisë në Serbi”, deklaroi ambasadori Orizio.

Ndërsa lidhur me pyetjen se sa mundë të ndryshohet gjendja e Gjykatës dhe Prokurorisë  në Preshevë dhe Bujanoc duke punësuar më shumë shqiptarë, Andrea Oirizio u shpreh se ai mundë të jetë një proces normal dhe se numri i shqiptarëve në sistemin e drejtësisë mundë të rritet.

“Vlerësojë se numër i madh i gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve dhe të gjithë ata që merren me drejtësinë do të ndikojnë të sjellin zhvillim në fushën e drejtësisë  gjithashtu edhe për pakicën shqiptare qe jetojnë në jug të Serbisë”, tha Orizio.

Ambasadori i OSBE-së, Andrea Orizio  morri pjesë në solemnitetin e organizuar në Bujanoc për dhënien e diplomave për 50 jurist të cilët përfunduan programin përgatitor prej 8 javëve për dhënien e provimit të jurisprudencës në Serbi./Titulli.com/

UDSH garon me numrin 3 në zgjedhjet lokale në Preshevë
Zanier flet për Bujanocin: Politika nuk bën mjaftueshëm për të rinjtë, potencial për konflikt?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration