Alpinisti nga Bujanoci,  pushton majën e dytë  më të lartë në Ballkan (foto&video)
Lokale

Alpinisti nga Bujanoci, pushton majën e dytë më të lartë në Ballkan (foto&video)

14.Jun.2018 09:38
0
Alpinisti nga komuna e Bujanocit, Jakup Jakupi së bashku me një grup nga klubi alpin "Gjilani" dhe "Prishtina" pushtuan majën e Olimpit në Greqi me lartësi prej 2918 metra, e dyta për nga lartësia në gadishullin Ballkanik.

Jakup për Titulli.com tregoi rreth sfidës dhe eksperiencës të cilën e kaloj gjatë ngjitjes në majën e malit Olimp dhe përjetimin e etheve të ecjes nëpër shtegun e rrasave të gurit.

“ishte një sfidë e vërtet dhe eksperiencë e mirë, ishte një shteg i gjatë dhe i punuar deri diku në fillim. Ajo çka ishte sfiduese dhe interesante me plotë adrenalinë ishte pjesa e fundit ku filloj zbritja dhe ngjitja nëpër teren të vështirë me gurë në disa pjesë edhe i rrezikshëm, nuk kishte litarë sigurije por kjo ishte alpinizëm i vërtetë diçka që nuk e kemi përjetuar deri më tani në malet tona”, theksoi Jakupi për Titulli.com.

Sipas tij e rëndësishme është që asnjë nga 20 alpinistët nuk u lëndua duke përfshirë edhe 5 personat nga grupi jonë dhe se ekspedita përfundoj me sukses.

Ekspedita tre ditore e alpinistëve shqiptarë në shtetin grek është organizuar me 8 Qershor dhe u bë ngjitja në malin Olimp.

Alipinisti, Jakup Jakupi është pjesëmarrës nëpër aktivitete të ndryshme të alpinizmit nëpër Kosovës, Shqipëri, Maqedoni dhe vende tjera.

Në muajin Dhjetor të vitit 2017 Jakupi i shoqëruar me grupin e Klubit Alpin nga Gjilani pushtoi majat më të larta në vargmalet e Sharrit, majën e Titos me lartësi mbidetare prej 2747 metra.

Maja e Olimpit është vend me karakter të theksuar mitologjik dhe është maja më e lartë e kompleksit prej 52 majash të vargmalit të Olimpit.

Rëndësia e saj qëndron edhe në faktin se deri vonë është konsideruar si maja më e lartë në Ballkan, por edhe për faktin se gjendet në një pikë strategjike në mes Thesalisë dhe Maqedonisë Greke, në perëndim të detit Jon, dhe 90 km afër Selanikut./Titulli.com/

Organizatat e mediave në Serbi: Nuk pranojmë paratë e ministrisë së Informimit, agjendë politike
Fitër Bajrami do të falët në ambient të hapur në Tërnoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration