Agjërimi i Ramazanit, vlerat dhe kushtet
Agjërimi është prej adhurimeve të vjetra ku e njohën të gjitha fetë qiellore. Të gjitha legjislaturat e shpallura prej Zotit agjërimin e kishin pjesë të asaj feje.Allahu në ajetin Kuranor që e obligon agjërimin për muslimanët, tregon se agjërimi ishtë adhurim edhe i popujve të mëparshëm duke thënë: = O ju të cilët keni besuar, u është bërë juve obligim agjërimi,ashtu siç ishte obligim edhe për ata që ishin para jush, që ju të bëheni të devotshëm =.
Me agjërimin nënkuptojmë: Ndërprerjen e ushqimit dhe të pijes, prej kohës së syfyrit e deri në iftar me ditë të caktuara.
Agjërimi është kusht prej pesë kushteve të fesë islame, që çdo besimtar duhet të agjëron duke filluar prej moshës së pjekurisë ( pubertetit ).
Me Agjërim obligohen vetëm njerëzit që kanë hyrë në pubertet, që janë mentalisht të shëndoshë, që nuk janë të sëmurë me sëmundje që ua pamundëson agjërimin, dhe ata që nuk janë në udhëtim.
QËLLIMET E AGJËRIMIT
- Zbatimi i urdhërit të Zotit për agjërim
- Sprovë nga anan e Zotit -.
- Përfitimi i devotshmërisë përmes agjërimit
- Zbutja e zemrës, që njeriu ti kujton të varfërit dhe skamnorët
- Sfida ndaj vetes, dhe që të adaptohet me vështirësitë e jetës
- Dobitë shëdetësore dhe psikologjike prej agjërimit, dhe të tjera.
VLERAT DHE PËRFITIMET NGA AGJËRIMI
Vlerat e agjërimit të kësaj bote janë:
- Përforcimi i moralit, sepse agjëruesi detyrohet që gjatë ditës së
agjërimit të mos bërtasë, të mos fyejë, të mos përgojojë etj.
- Devotshmëria, ku fundi i citatit kuranor për agjërimin thotë se
qëllimi i agjërimin është devotshmëria.
- Solidariteti – Në ramazan ndihmat ndaj të varfërve janë më të
mëdha - iftaret e ndryshme – dhënia e zekatit, vitrat etj.
- Ndryshimi i monotonisë, në përditshmërinë e jetës së
përditshme.
- Shtimi i pasurisë te muslimani – Muhamedi a.s. thotë: = ..... dhe
ai është muaj ku shtohet rrizku në të...=
- Pranimi i lutjeve - Gjallëria e madhe nëpër xhamia - dobitë e
shumta shëndetësore që i vërteton edhe mjekësia etj.
VLERAT E AGJËRIMIT TË BOTËS TJETËR
- Hapja e dyerve të xhenetit për muslimanët
- Falja e mëkateve, përmes agjërimit dhe adhurimeve tjera në
ramazan
- Shpërblimi me hyrjen në xhenet, përmes një dere enkas për
agjëruesit e quajtur ‘ Rej-jaan ‘.
- Leximi i kuranit në ramazan – që bëhet shkas për ndihmë dhe
shpëtim në ditën e gjykimit
- Shpërblimi maksimal i besimtarit në natën e fundit të ramazanit
etj.
KUSHTET E AGJËRIMIT
Kushtet e agjërimit janë:
- Nijeti, i cili bëhet ose me shqiptim ose vetëm me mendje, dhe
duhet t ë bëhet në kohën e syfyrit. ( ngrënia e syfyrit llogaritet
nijet ).
- Ndalesa nga të gjitha ushqimet dhe pijet.
Agjërimi duhet të kryhet ashtu si e don Zoti e jo si të dëshiron njeriu. Andaj nëse nuk i përmbahet besimtari rregullave të parapara të agjërimit vie deri te prishja e tij.
Agjërimi fillon me pamjen e hënës së re dhe mbaron gjithashtu. Muaji i agjërimit është 29 dhe 30 ditë. Për çdo vit muaji i agjërimit lëviz nga 11 ditë mbrapa në krahasim me kalendarin Gregorian.
GJËRAT QË E PRISHIN AGJËRIMIN
- Ushqimi dhe pija me qëllim ( nëse han dhe pin me harresë
nuk e prish qgjërimin )
- Futja e gjërave jo ushqimore në organizëm, edhe pa dashje (
si ndonjë guralec etj. )
- Të vjellurit, nëse e ngacmon vetë njeriu ( e nëse vjell vetvetiu
nuk e prish )
- Menstruacionet dhe lehonia
- Marrdhëniet intime gjatë ditës së ramazanit
- Marrja dhe dhënia e gjakut me shumicë, dhe injeksionet
ushqyese etj.
- Masturbimi
- Pikat e shiut nga pakujdesia
- Pikat e ujit gjatë abdesit nga pakujdesia
- Nëse han iftar para kohës, ose syfyr pasi të kalon koha
- Pikat e ilaçit në hundë dhe vesh
- Të gjitha ilaçet përmes anës orale dhe anale
- Nëse ke plagë të hapur në trup dhe aty e vendos ilaçin
- Pompa për frymëmarrje ( ka mendime se pompa për
frymëmarrje nuk e prish )
- Dializa
- Anestezioni i të gjithë trupit etj..
- Gastroskopia
GJËRAT QË NUK E PRISHIN AGJËRIMIN
- Ngrënia dhe pija me harresë
- Të vjellurit që vjen vetë
- Pluhuri, tymi dhe grimcat e rërës pa dashje
- Pastrimi i dhëmbëve
- Përcjellja e pështymes
- Grimcat e vogla të ushqimit të mbetura nëpër dhëmbë
- Të provosh ushqimin me maje të gjuhës (për gj. femërore)
kur ka naevojë.
- Nxjerrja dhe mjekimi i dhëmbit me kusht që të mos depërton
asgjë në organizëm
- Ejakulimi pa dashje ose në gjum
- Mardhëniet intime me harresë
- Puthjet dhe ledhatimet
- Injeksionet jo ushqyese
- Infuzioni jo ushqyes
- Insolina për Diabetikët
- Tabletat nën gjuhë, të zemrës dhe për tension ( me kusht që
të mos lëviz nga vendi deri sa të shkrihet )
- Spërkatësi i hundës
- Pikat e ilaçit për sy
- Lyerja e trupim me krema të ndryshme
- Dhënia e gjakut për analiza mjekësore
- Vendosja e kanellës
GJËRAT QË I LEJOHEN AGJËRUESIT
- Të lajë fytyrën, kokën dhe tërë trupin për tu freskuar nga nxehti
dhe shpërlarja e gojës
- Pastrimi i dhëmbëve ( me kusht që të mos depërton asnjë pike
në fyt )
- Erërat e ndryshme etj.
KUSH LIROHET NGA AGJËRIMI
- I sëmuari
- Udhëtari
- Gruaja shtatzënë ( nëse ndien pengesë)
- Menstruacionet dhe lehonia
- Luftëtarët në lufën zyrtare...
- Etja dhe uria e tepërt që shpien në dëm të shëndetit
- Puntorët me punë shumë të rënda, që nuk kan asnjë mundësi
për tu liruar nga puna, dhe detyrohen patjetër të punojnë
DËNIMI I ATYRE QË NUK AGJËROJNË PA ARSYE
Agjërimi sikur që e ka shpërblimin e fshehtë ashtu edhe dënimi është i panjohur. Ai është shumë i madh sepse nuk rrespektohet njëri prej pesë kushteve të Islamit. Mëkati bëhet edhe më i madh kur ai që nuk agjëron han publikisht në ditën e ramazanit.
KOMPENSIMI I AGJËRIMIT
Ata që nuk kanë mund të agjërojnë me arsye gjatë muajit të ramazanit, duhet ti kompensojnë ato ditë të humbura ose tërë muajin atëherë kur munden të agjërojnë.
Kurse ata me sëmundje kronike,, duhet të paguajnë nëse kanë mundësi, e nëse jo atëherë lirohen krejtësisht.
Përgatiti: Mr. Ragmi Mustafa-Bujanoc