A duhet myslimanët ta festojnë Vitin e Ri? Ja çka thotë profesori i studimeve islame
Lokale

A duhet myslimanët ta festojnë Vitin e Ri? Ja çka thotë profesori i studimeve islame

27.Dec.2016 23:27
0
Në emisionin "Komiteti" prodhim i Gazetës Express , profesori i studimeve islame, Xhabir Hamiti, ka folur për atë se çfarë lejon e çfarë ndalon islami si religjion.

Një ndër çështjet që më së shumti lë hapësirë për t’u diskutuar në aspektin e ushtrimit të fesë tek myslimanët, si shumicë e popullsisë në Kosovë, është festimi ose jo i festës së Vitit të Ri.

Sipas Hamitit, nuk mund të thuhet se është e ndaluar të festohet fundi i një viti kalendarik gregorian, sipas të cilit shoqëria jonë punon.

Teologu në “Komiteti” ka treguar se nuk ka përgjigje fetare dhe nuk ka nevojë për diçka të tillë për festimin e një feste për nder të fundit të vitit.

Megjithatë, ai ka thënë se mënyrat me anë të të cilave festohet viti i ri dhe që sipas tij, sjellin shfrenim të njerëzve nuk janë të shëndetshme as në aspektin fetar por edhe edukativ dhe etik. /Express/

Diaspora shqiptare nga Zvicra shpërndan ngjyra-pastel për nxënësit në Bujanoc dhe Preshevë
Të ikurit nga Medvegja bëhen me banesë te re në Fushë-Kosovë, falë humanitetit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration