Çka do të përfitojnë Presheva dhe Bujanoci nga donacioni gjerman për refugjatë
Ministri për Punë dhe Çështje Sociale në Serbi, Aleksandër Vulin dhe kryetarët e 14 komunave të prekur nga kriza e refugjatëve kanë nënshkruar në Preshevë një marrëveshje bashkëpunimi.“Gjithçka që do të ndërtojmë, shkolla, rrugë, objekte të gjitha do ti mbesin qytetarëve kur të kaloj kriza e refugjatëve”, theksoi Vulin.
I pranishëm gjatë nënshkrimit të kësaj marrëveshje ishte drejtori i zyrës së bankës për zhvillim nga Gjermania (KFW) Arne Gros që përmes qeverisë gjermane ka dhënë donacion prej 5.4 milion euro për këtë projekt, shkruan Titulli.com.
“Kjo marrëveshje është e rëndësishme për qytetarët të cilët kanë duruar shumë gjatë krizës së refugjatëve”, ka thënë Gros.
Pjesë e kësaj marrëveshje janë edhe komuna e Preshevës dhe Bujanocit ndërsa ajo çka do të përfitojnë nga ky projekt i përbashkët i qeverisë gjermane akoma nuk është bërë e publike./Titulli.com/