Imazhet mbresëlënëse të faljes në Mekë (video)
Pelegrinët myslimanë në Arabinë Saudite kryen ditën e premte Tavafin, duke i ardhur përqark Qabesë ndërsa mijëra njerëz arritën në Mekë përpara fillimit të haxhit.
Të mbështjellë me rroba të bardha, muslimanët kryen ritualin e parë të haxhit, i cili përfshin ecjen në një rreth rreth Qabes, ndërtesës së shenjtë në qendër të Xhamisë së Madhe.
Haxhi është një pelegrinazh islamik në Mekë, të cilin myslimanët pritet ta bëjnë të paktën një herë në jetën e tyre.