
Google AI Chatbot ‘Bard’ tani mund të kodojë
Google i Alphabet Inc tha të premten se do ta përditësojë Bard-in, chatbot-in e tij të inteligjencës artificiale (AI), për të ndihmuar njerëzit të shkruajnë kode.
Google’s Bard ka integruar më shumë se 20 gjuhë programimi duke përfshirë C++, Go, Java, Javascript, Python dhe Typescript.
Bard gjithashtu mund të ndihmojë në korrigjimin dhe shpjegimin e kodit për përdoruesit, tha Google të premten.
Muajin e kaluar, kompania filloi të publikoj programin Bard.
Publikimi i ChatGPT-së , një chatbot nga startupi i OpenAI i mbështetur nga Microsoft, vitin e kaluar shkaktoi një vrull në sektorin e teknologjisë për të vënë AI-n në duart e më shumë përdoruesve.