Gazeta franceze shkruan për Shqipërinë: Po tërheq gjithnjë e më shumë turistë!
Rajoni dhe Politika

Gazeta franceze shkruan për Shqipërinë: Po tërheq gjithnjë e më shumë turistë!

01.Jul.2023 07:18
0

“Euronews France” i ka kushtuar një artikull Shqipërisë turistike, teksa shkruan se vendi ynë po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë të huaj, me shpresën që të kalojë numrin e 10 mijë vizitorëve këtë vit.

Në artikull përmendet vija jonë bregdetare, plazhet e së cilës përshkruhen si peizazhe që të lënë pa frymë.

 

“Vendi tërheq gjithnjë e më shumë turistë çdo vit dhe shpreson të kalojë pragun e dhjetë milionë vizitorëve në vitin 2023. Nëse Shqipëria ka qenë kaq e suksesshme vitet e fundit, kjo është për një arsye të mirë: 450 kilometrat e saj bregdetar ofrojnë plazhe të lë pa frymë. Që nga fillimi i pranverës suksesi i vendit ka qenë i dukshëm dhe agjencitë turistike presin gjithnjë e më shumë turistë. Numri i tyre rritet me rreth 20-30% dhe çdo vit dhe në vitin 2023 mund të dyfishohet edhe në krahasim me rezultatet e vitit 2022”, shkruhet në artikull.

Çelësat e suksesit të Shqipërisë? Sipas “Euronews France” janë bukuria e peizazheve të vendit tonë, natyra mikëpritëse dhe çmimet e përballueshme.

“Bukuria e peizazheve të saj, natyra mikpritëse e shqiptarëve dhe mbi të gjitha çmimet e saj të përballueshme! Sipas operatorëve turistikë, kostoja mesatare e një nate në një hotel me ushqim të plotë varion nga 30 deri në 300 euro. Turistët vlerësojnë mundësinë për të përballuar një qëndrim të përballueshëm në Mesdhe, ndërsa shijojnë plazhe relativisht të qeta. Ministria e Turizmit shpreson të mirëpresë rreth 10 milionë turistë në vitin 2023”, përfundon artikulli.

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë artikullin, teksa shkruan: “’Shqipëria në boom turistik’ dhe këtë radhë është Euronews France që na kushton këtë artikull, duke përshkruar numrin e turistëve që rritet vit pas viti, për të shënuar tjetër rekord në 2023. Sekreti? Peizazhe të bukura, mikpritje autentike dhe plazhe që të lënë pa frymë”, shkruan Rama.

Vendet e Ballkanit Perëndimor pjesë e programit 7,5 miliardësh të BE-së, por jo edhe Kosova
Bill Clinton më 4 korrik, Ditën e Pavarësisë së SHBA-së do të vizitojë Tiranën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration