Facebook-u do të punësojë 10 mijë persona për të krijuar “botën online”
Shkencë dhe teknologji

Facebook-u do të punësojë 10 mijë persona për të krijuar “botën online”

18.Oct.2021 18:02
0

Facebook-u është duke planifikuar që të punësojë 10,000 persona në Bashkimin Evropian për të krijuar të ashtuquajturën hapësirë virtuale të realitetit.

Kjo hapësirë virtuale, e njohur si metaverse, është një botë online ku njerëzit do të mund të luajnë, të punojnë dhe të komunikojnë në një komunitet virtual, përmes disa kufjeve të veçanta.

Shefi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, e ka ngritur më së shumti zërin për këtë koncept.

Njoftimi u bë teksa Facebook-u përballet me kritika për rënie të serverëve ditë më parë dhe thirrje në rritje për rregullim, ashtu që të zvogëlojë ndikimin. 

 

“Bota virtuale ka kapacitet për t ndihmuar në hapjen e mundësive të reja kreative, sociale dhe ekonomike. Evropianët do ta formësojnë këtë mundësi nga fillimi”, ka thënë Facebook-u në një postim në blogun e vet.

Vendet e reja të punës do të krijohen në pesë vjetët e ardhshëm dhe do të përfshijnë “inxhinierë tejet të specializuar”.

Facebook-u ka thënë se investimi në BE ka ofruar shumë përparësi, përfshirë qasjen në një treg më të madh, në universitete të klasit të parë dhe talente të kualifikuara.

 

Sipas kësaj platforme, Facebook-u tani e ka ndër prioritetet kyçe krijimin e kësaj bote online.

Pavarësisht se Facebook-u ka blerë ndër vite shumë kompani rivale, kjo kompani ka thënë se hapësira virtuale nuk do të krijohet “brenda natës nga një kompani e vetme” dhe është zotuar se do të bashkëpunojë.

Kompania ka thënë se ka investuar 50 milionë dollarë për të financuar grupe joqeveritare për të ndihmuar në “ndërtimin e hapësirës virtuale”.

Disa kritikë mendojnë se njoftimi i fundit synon të rikthejë reputacionin e kompanisë dhe për ta kthyer vëmendjen diku tjetër, pas një serie skandalesh në muajt e fundit.

Aty përfshihet edhe dëshmia e informatores Frances Haugen, e cila ka punuar si menaxhere produktesh në një ekip për integritet civil në Facebook.

 

Kërkimet e brendshme të Facebook-ut kanë gjetur se platforma Instagram, të cilën Facebook e ka në pronësi, ka qenë duke ndikuar në shëndetin mendor të adoleshentëve.

Megjithatë, Facebook-u nuk i ka bërë të ditura gjetjet e veta, kur të tjerët kanë thënë se platforma ka qenë vend “toksik” për shumë të rinj.

Përgatiti: Krenare Cubolli-REL

Kon paralajmëron se Serbia mundë të ashpërsojë masat ndaj Covid-19
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration