Eksperti amerikan Fauci: Pse duhet të vaksinohen fëmijët?
Eksperti i lartë i sëmundjeve infektive në SHBA, Anthony Fauci, ka theksuar disa arsye të rëndësishme që mbështesin vaksinimin e fëmijëve nga koronavirusi, duke përmendur përfitime afat-shkurtër dhe afat-gjatë tek e gjithë popullsia.
Fauci foli në një leksion në Shkollën e Higjenës në Londër, mbi rëndësinë e Covidit të gjatë, përfitimet e vaksinimit me 3 doza dhe pse është e rëndësishme që të vaksinohen fëmijët.
“Unë mendoj se duhet të vaksinojmë fëmijët, për disa arsye”- tha Fauci. Së pari, ai i përshkroi fëmijët si “makineri të përhapjes” së virusit, duke theksuar se transmetueshmëria e lartë e variantit Delta ka nxitur një rritje të rasteve në Shkolla. Fauci tha se situate është alarmante në Jugun e SHBA, me njësitë e kujdesit intensive në spitalet pediatrikë që ndodhen në kapacitet maksimal në Florida, Teksas, Georgia dhe Mississippi.
“Ka shumë fëmijë në spitale. Krahasuar me të rriturit, ata nuk sëmurën aq rëndë, por kemi humbur më shumë fëmijë nga Covid se sa nga gripi dhe ne i vaksinojmë fëmijët nga gripi”– tha Fauci. Një arsye tjetër që mbështet vaksinimin e fëmijëve është efekti i infeksionit në afat-gjatë./Klevis Llaha/ SCAN/