"Do i kërkoj Rusisë t'iu sulmojë", Franca: Evropa të përgatitet për “kërcënimin” e Trump ndaj NATO-s
Rajoni dhe Politika

"Do i kërkoj Rusisë t'iu sulmojë", Franca: Evropa të përgatitet për “kërcënimin” e Trump ndaj NATO-s

13.Feb.2024 08:39
0

Deklarata e ish-Presidentit amerikan Donald Trump, i cili kërcënoi shtetet aleate të NATO-s duke thënë se me rikthimin e tij në pushtet SHBA mund të mos mbrojë më ata që nuk paguajnë mjaftueshëm për mbrojtjen, ka nxitur panik në mesin e europianëve.

Në kuadër të reagimeve përballë “kërcënimit” të Trump, i cili po ashtu tha se do t’i kërkojë Rusisë t’i godasë shtetet e NATO-s që nuk paguajnë detyrimet, ministri i Jashtëm francez Stephane Cezournet thotë se Evropa duhet të përgatitet për këtë skenar.

Sipas tij ekziston mundësia që SHBA të mos mbrojë më aleatët e NATO-s kundër një pushtimi të mundshëm rus.

“Të gjithë kanë dëgjuar ditët e fundit deklaratat e kandidatit republikan në zgjedhjet amerikane. Nuk do të ndalem në asgjë për të bindur të gjithë liderët për përshtatshmërinë e aleancës sonë, e cila funksionon në të mirë të të gjithëve, përfshirë SHBA-në. Çdo minutë ka rëndësi që ne evropianët të përgatitemi për të thithur tronditjen e një skenari të përshkruar nga Donald Trump dhe ne do të punojmë së bashku për të analizuar kontekstin, veçanërisht të zgjedhjeve në SHBA”, tha Cezournet në një konferencë të përbashkët shtypi me homologët e tij gjermanë dhe polakë.

Ndërkohë në SHBA, Shtëpia e Bardhë nuk e ka pritur aspak mirë deklaratën e Trump që shkaktoi “tërmet” në aleancën euroatlantike. Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë është shprehur se ish-presidenti po "inkurajon pushtimet e aleatëve nga regjimet vrasëse" dhe i cilësoi komentet "të neveritshme dhe të papranueshme". Ai shtoi se deklarata “rrezikon sigurinë kombëtare amerikane, stabilitetin global dhe ekonominë e vendit”.

Bujanoc: Fadil (Avdush) Isufi doktoron në shkencat e sigurisë
Statistikat e Kamberit: Në 20 vjet numri i nxënësve në Luginë të Preshevës ka rënë 58%
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration