Dimensioni ndërkombëtar i çështjes së Luginës së Preshevës
Lokale

Dimensioni ndërkombëtar i çështjes së Luginës së Preshevës

13.Jul.2014 01:22
0
Një trajtesë e re studimore e cila pretendon fillesat e ndërkombëtarizimit të cështjes politike të Luginës së Preshevës, kërkesave të saj dhe avancimit të drejtave të minoritetit shqiptar të këtij rajoni në përmasat ballkanike dhe ndërkombëtare, është tema e trajtuar nga kandidati Shkodran Ismaili nga Presheva , i cili këto ditë ka përfunduar studimet master pranë Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina", fakulteti Jurdik, drejtimi Ndërkombëtarë.

Në Studimet Pasdiplomike të Programit MASTER, Ismaili në temën e masteri Dimensioni ndërkombëtar i çështjes së Luginës së Preshevës trajton  një mori dokumente, instrumente dhe mekanizmave europiane, ndërkombëtare dhe të Kombeve të Bashkuara, të cilat janë bazë e  konsolidimit të qeverisjes tonë autonomiste dhe politike. Dimensioni ndërkombëtar I cështjes së Luginës së Preshevës, është një aspekt i jashtëm i organizimit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Autori, është njëri ndër studiuesit e ri- një jurist i së drejtës ndërkombëtare me shumë përspektivë, i cili pretendon edhe më tutje të merret me cështjen e minoritetit tonë politik, studimit të saj.

 

Pjesë nga tema “Dimensioni ndërkombëtar i çështjes së Luginës së Preshevës trajton”, nga kandidati Shkodran Ismali.

 

Kjo është një hulumtim teorik-shkencor e cila e pasuron literaturën profesionale juridike- ndërkombëtare dhe politikologjin shqiptare për cështjen shqiptare në përgjithësi dhe të Luginës së Preshevës në veçanti.

Komisioni shkencor në përbërje:

1.prof.dr. Asllan BILALLI - kryetar,
2.prof.dr.ass. Qerim R. Qerimi -mentor, dhe 
3.prof.dr. Iliriana ISLAMI - anëtarë

Shqyrtime të përmbajtjes:

-          Në hyrje të punimit, kandidati e trajton arsyen dhe qëllimin përse është përcaktuar për këtë temë shumë të rëndësishme për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe në përgjithësi të rajonit. Kjo temë është e një rëndësie të veçantë në rradhe të parë për Republikën e Serbisë, Republikën e Kosovës, dhe të Shqipërisë, por dhe me një mënyrë të tërë rajonit të ballkanit perëndimor. Përzgjedhjen e kësaj teme e argumentoj me aktualizimin teorik - shkencor, por dhe praktik - politik të “Çështjes Shqiptare dhe asaj të Luginës së Preshevës”!?      

-          Në kreun e parë, përshkruhet dhe analizohet gjeneza e organizimit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, fillet, proceset, sfidat politike, dhe në përgjithësi organizimin politik të shqiptarëve si “institucion socio - politik”. Më tutje shpjegohet e analizohet struktura e organizimit politik, të quajturat “momente politike ndërkombëtare”;që për kandidatin janë tri të tilla : 1) Referendumi i vitit 1992; 2)  kryengritja apo konflikti i armatosur i vitit 2000/01 i UPÇMB-së; dhe 3).  Momumenti i Dëshmorëve të UÇPMB –së 2012/13.  Pra këto janë tre momente politike të dimensionit ndërkombëtar të cështjes së Luginës së Preshevës. Mandej që në kreun e parë që të “tre momentet politike ndërkombëtare” shtjellohen dhe analizohen më në detaje : referendum apo plebishit: situata politike deri në shpërthimin e kryengritjes më 2000/01, lufta e armasosur – intervenimi apo ndërmjetësimi ndërkombëtar, përpjekjet e mediatorëve për përafërim të palëve, procesi negociator, përfaqësimi, e quajtura “Marrëveshje për demilitarizim dhe armëpushim “ e Konçulit, demilitarizimi i forcës shqiptare dhe përmbyllja e procesit. 

-          Në kreun dytë analizohen dokumentet, institucionet dhe mekanizmat ndërkombëtare, ato të OKB-së dhe të komunitetit politik ndërkombëtar, duke filluar nga Karta e Kombeve të Bashkuara, Deklarata Universale, Paktet ndërkombëtare për të Drejtat Civile, Politike, Ekonomike, Sociale dhe Kulturore dhe ndërlidhjet e tyre me të drejtat e komunitetit minoritar të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, mandej nënshkrimin dhe ratifikimin e këtyre dokumenteve nga Republika e Serbisë, aderimin e saj, ndërlidhjen me proceset e komunitetit ndërkombëtar, detyrimet ndërkombëtare të Serbisë ndaj këtyre standardeve ndërkombëtare, dhe obligimet për ruajtjen, kultivimin e krijimin e hapësirës për zhvillimin e të drejtave minoritare të shqiptarëve në Jug të saj.

 

-          Në kreun e tretë kanidati, paraqet dhe analizon dokumentet, meknizmat apo në përgjithësi standardet europiane dhe reflektimin e tyre ndërkombëtar për gjendjen e minoritetit shqiptarë këtu. Rolin e Konventës Kuadër për të Drejtat e Pakicave, të Konventës për Gjuhët Regjionale, të atyre për bashkëpunim ndërkufitar, mandej rolin e KiE- së dhe të KoE për të drejtat e minoritetit shqiptarë në Luginë. Repubika e Serbisë gjithashtu është nënshkruese - ratifikuese e një pjese dërmuese të këtyre dokumenteve, gjithashtu pjesë e KiE-së që nga prilli i vitit 2003 dhe me këtë ka detyrime shtesë ndaj komunitetit europian por dhe atij ndërkombëtar për minoritetet brenda saj -  atë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Mandej rolin dhe misionin e OSBE-së dhe të Komitetit të Helsinkut për të Drejtat e Njeriut në Luginë të Preshevës, “arbitrimin e OSBE-së” në “krizën politike të Monumentit” të vitit 2010/13, asistimin e saj dhe të Komitetit të Helsinkut dhe tjera.

Të gjitha këto janë sfida dhe probleme politike të cilat Republika e Serbisë së bashku me përfaqësuesit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës duhet ti zgjidhin me një bashkëpunim të ngushtë.

-          Në fund të punimit, në kreun e katër – “ Përfundime dhe Rekomandime” paraqiten sfidat e mëtutjeshme të rrugëtimi të organizimit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, pozitën ballkanike të saj, raportet politike me Republikën e Serbisë dhe shtetet amë – Kosovën dhe Shqipërinë për problemin politik të Luginës së Preshevës. Mandej kandidati vie në përfundim se problemi politik i Luginës së Preshvës është vazhgë – apo vazhdë e pasjugosllavizmit dhe procese të zhdrejta të përbërjes dhe shpërbërjes së saj, “pikat e nxehta ballkanike” – siç janë Vojvodina, Sanxhaku dhe Lugina e Preshevës, mundësin që këto tri pika të kenë autonomi më të gjërë të ndëlidhur me perspektivën euro-integruese të Serbisë sot, de’nacionaizimin e politikës ditore të Republikës së Serbisë dhe normalizimine saj në rrjedhat politike – diplomatike e eurointegruese në pas Luftën e Ftohtë dhe Epokën Sovjetike.

 

Shkodran Ismaili

Shkodran Ismaili

 

Tabela e përmbajtjes:

I. Kapitulli i parë:

HYRJE KONCEPTUALE 

Vërejtje                                                                                                          

Organizimi politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës                        

Në përgjithësi për organizimin politik                                                      

Teoria dhe strukura e organizimit politik                                                  

DIMENSIONI NDËRKOMBËTAR I ÇËSHTJES  SË LUGINËS SË PRESHEVËS                                                              

Momente nga dimensioni ndërkombëtare i organizimit politik               

Ç’është momenti i ndërkombëtarizimit ?                                     

Kush janë momentet e ndërkombëtarizimit?                                

Referendumi i vitit 1992                                                                            

Referendum apo plebishit-         

demokraci autentike dhe vetëqeverisje autonome                          

Konflikti (kryengritja - lufta) i armatosur i vitit 2000                               

Intervenimi i diplomacisë ndërkombëtare                                       

Alternativat politike të negociatave                                                

Draftimi dhe amendamentimi kushtetues e ligjor                        

Palët në “negociatat politike”                                                          

Forma dhe përmasat e negociatave                                                  

Subjektiviteti i palëve politike - negociuese                                    

Obligimet dhe detyrimet                                                                 

Marrëvëshja ushtarake për armëpushim

Deklarata për demilitarizim - deklarata e Konçulit

Shqyrtime të përgjithshme                                                                                

 Interpretimi juridik – politik                                                          

Deklarata për demilitarizim                                                             

Në aspektin kontratues                                                                   

Aspekte tjera jondërkombëtare dhe disfavoret                              

Momunenti i Deshmorëve të UÇPMB-së 2012/13                                  

Mo (menti) numenti politik                                                            

II.   Kapitulli i Dytë:

INSTITUCIONET DHE MEKANIZMAT NDËRKOMBËTARE DHE PROBLEMI

POLITIK I LUGINËS SË PRESHEVËS

Karta e Kombeve të Bashkuara dhe vetëqeverisja komunitare         

Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut                                      

 Deklarata e Përgjithshme dhe çështja minoritare                              

Deklarata dhe liritë e të drejtat njerëzore                                       

Vetëqeverisja autonomiste                                                                  

Të drejtat kolektive                                                                            

Sekretari i Përgjithshëm                                                                      

Këshilli i Sigurimit                                                                              

Asamblea e Përgjithshme                                                                     

Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike                       

Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat sociale, ekonomike dhe kulturore

III.  Kapitulli i tretë:

INSTITUCIONET DHE MEKANIZMAT EUROPIANE DHE LUGINA E PRESHEVËS

Këshilli i Europës, KE                                                                         

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Europian – OSCE              

Komisioni Europian – KoE                                                                  

Komiteti i Helsinkit – KH                                                                   

Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore  

Konventa Kuadër për mbrojtjen e pakicave kombëtare                   

 

IV.  Kapitulli i katërt:

PËRFUNDIMI DHE REKOMANDIMET             

Reportazhet e gazetarit Valon Gashi i kërkon TV "AA Vizion" në New York
Trashëgimia kulturore ortodokse e Luginës së Preshevës  është edhe shqiptare
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration