Censura dhe siguria, Facebook, kompania më e keqe për vitin 2021
Shkencë dhe teknologji

Censura dhe siguria, Facebook, kompania më e keqe për vitin 2021

23.Dec.2021 21:35
0

Yahoo Finance ka realizuar një sondazh dhe ka shpallur kompaninë më të mirë dhe atë me performancë më të dobët, gjatë vitit që po lëmë pas. Për vitin 2021, Microsoft zë vendin e parë si kompania më e mirë. Në krahun tjetër, gjiganti i mediave sociale Facebook, i cili së fundmi u riemërua si “Meta”, u vlerësua si kompania më e keqe e vitit 2021.

Pas një viti të mbushur me polemika, reagime publike dhe kritika, Facebook, mori 50% më shumë vota në krahasim me Alibaba, një platformë kineze e tregtisë elektronike. Të anketuarit patën një mori ankesash ndaj Facebook, duke përfshirë shqetësimet për censurën, ndikimin e Instagramit në shëndetin mendor dhe problemet e privatësisë.

 

Facebook, mes skandaleve, u riemërtua në “Meta”, duke shënuar fillimin e një drejtimi të ri për kompaninë, sipas themeluesit dhe drejtorit ekzekutiv, Mark Zuckerberg.

Emri i ri është menduar të jetë më në përputhje me qëllimin e ndërtimit të një “Metaverse”, një botë tërësisht digjitale. Riemërtimi u pa gjerësisht si një përpjekje për të shkëputur vëmendjen nga kritikat./a2cnn/

Studimet: Omicron më i lehtë por më ngjitës sesa Delta (video)
A mund të jetojmë përgjithmonë: Japonia sjell vaksinën e re kundër plakjes!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration