Bashkimi Evropian ndalon shitjen e makinave me naftë dhe benzinë në 2035
Shkencë dhe teknologji

Bashkimi Evropian ndalon shitjen e makinave me naftë dhe benzinë në 2035

26.Jun.2022 16:59
0

Ligjvënësit Evropianë votuan për të ndaluar shitjen e makinave të reja me naftë dhe benzinë në Evropë nga 2035 në një prej objektivave më ambiciozë vendosur nga unioni. 

Ditën e Mërkure 339 deputetët të Parlamentit Evropian votuan në favor të planeve të cilat janë propozuar nga Komisioni Evropian. 249 vota ishin kundër dhe 24 abstenim.

Vendimi e afron Bashkimin Evropian më pranë objektivit për reduktimin e emetimeve nga makinat e pasagjerëve dhe mjetet e lehta transportuese me 100%. Deri më 2030-ën ky objektiv është reduktim me 50% të emetimeve. 

Komisioni është shprehur se makinat e pasagjerëve dhe furgonët përbëjnë 12% dhe 5% të emetimeve CO2 në Evropë. Ndërkaq Britania e Madhe ka vendosur objektiv për ndalimin e shitjeve të makinave të reja me naftë dhe benzinë deri më 2030.

Evropa dëshiron të jetë neutrale ndaj karbonit deri në 2050-ën. /CIO Albanian/

3 mënyra për të përmirësuar shëndetin tuaj përmes mikrobiomës së zorrëve!
Shabiq: Përsëritja e vazhdueshme e zgjedhjeve në Tërnoc, tallje e procesit zgjedhor demokratik
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration