Ambasadori amerikan në Beograd Hill do të dëshironte të shihte Kosovën pjesë të “Ballkanit të Hapur”
Rajoni dhe Politika

Ambasadori amerikan në Beograd Hill do të dëshironte të shihte Kosovën pjesë të “Ballkanit të Hapur”

08.Sep.2022 07:49
0

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Chistropher Hill, ka thënë se do të dëshironte të shihte edhe Kosovën e Bosnjë-Hercegovinën pjesë të nismës “Ballkani i Hapur”.

Ai gjatë një fjalimi në një ngjarje të Këshillit Atlantik, tha se nuk është e vërtetë se Serbia dëshiron të dominojë rajonin përmes kësaj nisme, përcjell portali “N1” të mërkurën.

“Nuk jam i sigurt se është kritikë e vlefshme të thuhet se ‘Ballkani i Hapur’ është përpjekje e Serbisë për të dominuar të tjerët. Kjo është thënë para dekadash në BE për Gjermaninë”, tha Hill. “Do të dëshiroja ta shihja Kosovën në të. Kjo varet prej saj. Do të doja shumë të shihja edhe Bosnjën në të dhe, edhe kjo varet prej saj.

Diplomati ka lidhje të kahershme me Kosovën. Ai ishte i dërguar special i SHBA-së për Kosovën në kohën kur po bëhej luftë.

I pyetur se pse SHBA-ja po e mbështet “Ballkanin e Hapur”, ambasadori Hill përmendi disa arsye, por u fokusua të marrëdhëniet e tashme me Shqipërisë e Serbisë. 

“Së pari është nismë e hapur. Dua të them, kushdo që dëshiron të anëtarësohet, dhe meqë ra fjala, kjo përfshin Kosovën, është i mirëpritur. Së dyti, ai mbështet standardet e BE-së, në aspektin e shtetit të së drejtës, në aspektin e rregulloreve. Ata vërtet duan të bëjnë diçka. Dhe për këtë unë u jap atyre një meritë të madhe. Do të thosha se marrëdhëniet e Serbisë me Shqipërinë janë aq të mira sa ndoshta nuk kanë qenë kurrë në histori”, shtoi diplomati amerikan. 

“Ballkanin e Hapur” e kanë themeluar Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut. Mali i Zi nën drejtimin e kryeministrit në largim, Dritan Abazoviq, ka dhënë shenja se mund t’i bashkohet nismës. Nga Bosnja, vetëm spektri politik serb ka shprehur gatishmëri, ndërkohë Kosova e ka refuzuar vazhdimisht.

Hill është emëruar ambasador në Serbi para pak muajsh. Më herët ka shërbyer edhe në disa vende të tjera.

Trajkoviq: Vizitat në veri dhe Preshevë kthejnë idenë e këmbimit të territoreve
Arifi: Do të ishte i drejtë shkëmbimi i komunave mes Kosovës dhe Serbisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration