Abazoviq: Do të jemi shtylla kryesore e qeverisë (video)
Kryeministri aktual i Malit të Zi Dritan Abazoviq, ka folur pas përfundimit të numërimit të votave. Koalicioni “Guximi numërohet” ku ai bën pjesë me Lëvizjen “Ura” i ka marrë 13 për qind.
Sipas këtij rezultati ky koalicion do të ketë 12 deputetë në Kuvendin e Malit të Zi.
Abazoviq tha se do të jenë shtylla kryesore e qeverisë malazeze.
“Qëllimi është një shoqëri gjithëpërfshirëse”, tha Abazoviq.
Ai theksoi se ka shumë punë për të bërë.
“Nuk ka rëndësi se ne ishim objektivi kryesor në fushata, anëtarët e të dyja partive treguan qëndrueshmëri dhe ia arritëm qëllimit. Vazhdojmë, do të llogarisim me guxim edhe në periudhën në vijim”, tha kryeministri në detyrë i Malit të Zi Dritan Abazoviq.