​24 vjet nga Konferenca e Rambujesë, takimi i zgjidhjes së krizës në Kosovë
Rajoni dhe Politika

​24 vjet nga Konferenca e Rambujesë, takimi i zgjidhjes së krizës në Kosovë

06.Feb.2023 11:04
0

Para 24 viteve, më 6 shkurt të vitit 1999 i filloi punimet Konferenca e Rambujesë. Ky takim, i cili u mbajt në afërsi të Parisit të Francës, synoi zgjidhjen e krizës në Kosovë.

Iniciues të konferencës, që zgjati deri më 23 shkurt ishte Grupi i Kontaktit, ndërsa ndërmjetës ishin Christopher Hill nga SHBA-ja, Boris Maiorsky nga Rusia dhe Wolfgang Petritsch nga BE-ja. 

Delegacioni i Kosovës kishte pranuar parimisht propozim-marrëveshjen për zgjidhjen e krizës në Kosovë, të cilën e kishte propozuar Grupi i Kontaktit. Delegacioni serb, sado që parimisht pranoi këtë propozim-marrëveshje, mbrojti qëndrimin që trupave të NATO-s të mos u lejohet kalimi nëpër Serbi dhe forcat ndërkombëtare në Kosovë të jenë në kuadër të Kombeve të Bashkuara.

Edhe rrethi i dytë i bisedime që filloi më 15 mars në Paris përfundoi pa sukses. Delegacioni kosovar dhe ai serb kishin nënshkruar më 18 mars marrëveshje të ndryshme. Delegacioni i Kosovës kishte nënshkruar marrëveshjen e ofruar nga bashkëbiseduesit ndërkombëtarë, ndërkohë që delegacioni serb kishte nënshkruar projekt-marrëveshjen politike, marrëveshjen për vetëqeverisjen në Kosovë.

 

As tentimi i fundit, më 22 mars 1999 i të dërguarit special të SHBA-së, Richard Holbrooke nuk ishte i suksesshëm. Ai nuk ia doli ta bindë presidentin e atëhershëm të RSFJ, Sllobodan Millosheviç që të pranojë marrëveshjen për Kosovën dhe vendosjen e trupave ndërkombëtare.

Më 24 mars 1999, NATO filloi bombardimin e trupave ushtarake dhe paramilitare të Serbisë. Bombardimet përfunduan më 6 qershor 1999 me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës që parashihte tërheqjen e trupave jugosllave nga Kosova dhe vendosjen e trupave paqësore ndërkombëtare. 

Më pas, Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi rezolutën 1244, me të cilën u vendos protektorati, prania ndërkombëtare në Kosovës, UNMIK-ut si mision civil dhe KFOR-it, mision ushtarak. Ndërkaq, më 17 shkurt 2008, Kosova shpalli pavarësinë.

Qindra viktima nga tërmeti i fuqishëm në Turqi dhe Siri
Policia e Preshevës arreston të dyshuarin për vjedhje të rënda
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration