10 vite nga takimi i parë Thaçi-Daçiq në Bruksel
Rajoni dhe Politika

10 vite nga takimi i parë Thaçi-Daçiq në Bruksel

19.Oct.2022 08:02
0

Hashim Thaçi në atë kohë në pozitën e kryeministrit të Kosovës, më 19 tetor të vitit 2012, ishte takuar për herë të parë me ish-kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq në Bruksel.

Takimi mes kryeministrit Thaçi dhe kryeministrit Daçiq u bë me ndërmjetësimin e Baroneshës Ashton, e cila gjithashtu ishte në takim.

Takimi u zhvillua me qëllim të vazhdimit të dialogut të fascilituar nga BE-ja. Të gjitha palët në takim janë pajtuar dhe kanë shprehur përkushtimin që dialogu për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë do të vazhdoj.

Sipas njoftimit të Qeverisë, takimi mes kryeministrit Thaçi dhe Daçiq me ndërmjetësimin e Baroneshës Ashton është një kapitull i ri për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve sovrane.

Me këtë rast kryeministri Thaçi theksoi se ky proces, patjetër që do e përshpejtojë integrimin e dy shteteve në BE dhe do të jetë në shërbim të paqes dhe stabilitetit në rajon.

SHBA-ja kërkon nga Kosova dhe Serbia të shmangin tensionet për targat
Escobar takon Osmanin dhe Kurtin në Prishtinë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration